Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa e Peshkut në Carevo po përgatit befasi kulinare

Foto: BGNES

Për herë të dhjetë të radhës Bashkia Carevo do t’i gëzojë turistët e vet me një supë peshku të freskët, midhje dhe gjellë të tjera detare. Më 6 shtator “Festa Tradicionale e Peshkut Carevo” do t’u propozojë miqve të vet të shumtë të provojnë nga gjellët më të shijshme detare të Detit të Zi Bullgar. Festivali është kthyer në një emblemë për qytetin dhe çdo vit mbyll në mënyrë kulmore stinën aktive verore. Edicioni i sivjetshëm parashikon befasi kulinare dhe gara. Krahas me joshjet prej peshku për qiellzën, organizatorët kanë përgatitur muzikë dhe një gjendje të mirë shpirtërore.


Përgjegjës për dëfrimin e njerëzve në festivalin e sivjetshëm të peshkut është njëri nga grupet më të njohura dhe të dashura muzikore P.I.F. të cilët do të këndojnë këngë të njohura në skenën e posaçme të ndërtuar brenda në det! Festivali do të përfundojë me një fishekzjarr shumëngjyrësh. Carevo është një nga vendet më të njohura për pushime verore nëpër bregdetin tonë jugor. Qyteza pushimore i tërheq turistët me plazhet e veta të shkëlqyera prej rëre, me hotelet e bukura dhe me qetësinë  e rrugicave me hije. Çdo vit, posaçërisht për pushuesit, bashkia organizon një program kulturor të përmbushur me ngjarje kulturore.

Foto: BGNES, namoreto.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktor Kuzmanov

Nga Rodopet në skenën globale – fshati Levoçevo si një qendër për nomadët digjitalë

Nomadizmi digjital po shndërrohet në një fenomen që është në rrugë për të përmbysur përfytyrimet tona për punën dhe mënyrën e jetesës. Në këtë drejtim vendi ynë ofron një paletë me vende të bukura dhe të qeta për punë në distancë. Fshati piktoresk..

botuar më 25-05-04 9.00.PD

Mish në hell dhe gajde në zemër të Rodopeve – Zllatograd me një festë të shijshme

Rreth 100 qingja në hell do të përgatiten për festën në Zllatograd gjatë festivalit tradicional të mbushur me muzikë dhe kostume popullore, kushtuar specialitetit të rodopeve. Mijëra mysafirë dhe turistë priten në qytetin piktoresk malor më 3 dhe 4 maj..

botuar më 25-05-03 10.00.PD

Bellosllav, vendi ku lind qelqi – tradita, muzeu dhe arti i gjallë

Muzeu i vetëm i Qelqit në Bullgari ndodhet në qytetin Bellosllav, në bregun e njërës prej mëngëve të liqenit Varna. Pikërisht në këtë vend, në vitin 1893, vëllezërit Mushallan hodhën themelet e prodhimit bullgar të qelqit, duke krijuar fabrikën e parë..

botuar më 25-04-27 10.40.PD