Më 6 shtator vendi ynë shënon 135 vjet nga Bashkimi i Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore – një krahinë autonome në kuadrin e Perandorisë Osmane. Në fakt parahistoria e kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme për bullgarët filloi që në 1878 – viti kur trojet bullgare u çliruan pas një lufte të rëndë mes Rusisë dhe Perandorisë Osmane. Sipas marrëveshjes paqësore të nënshkruar më 3 mars në Bullgarinë e lirë hyjnë trojet e Eksarkisë bullgare, tashmë e njohur nga Porta e Lartë si e pavarur dhe e populluar kryesisht me bullgarë.
Mirëpo, gëzimi i bullgarëve ishte i shkurtër, sepse kjo marrëveshje ishte vetëm formale. Perandoria Ruse tashmë kishte rënë dakord që fati i Bullgarisë së sapoçliruar të zgjidhet me pjesëmarrjen e Fuqive të tjera të Mëdha në Evropë. Kjo ndodhi në korrik të vitit 1878 në Kongresin e Berlinit, në të cilin nuk kishte asnjë bullgar. Trojet bullgare u ndanë në disa pjesë. Bullgaria Veriore dhe Rrethi i Sofjes hynë në Principatën e Bullgarisë. Rumelia Lindore me qendër Plovdivin u bë krahinë autonome në Perandorinë Osmane. Maqedonia, Trakia e Edrenesë dhe Rodopet iu kthyen Sulltanit.
Megjithatë bullgarët nuk humbën kurajë dhe filluan luftë, e cila në Rumelinë Lindore zhvillohej në një mënyrë shumë paqësore (mitingje në masë dhe thirrje ndaj shteteve evropiane). Këto veprime dhanë rezultat: Gjeneral-guvernatori i Rumelisë Lindore i emërtuar nga Sulltani të jetë bullgar dhe në territor të mos lejohen ushtri osmane. Krahina autonome dispononte dhe një korpus për mbrojtje, polici dhe xhandarmeri nën komandën e oficerëve bullgarë. Këto ishin premisa të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve në dobi të Bashkimit.
Më shumë hollësi për këtë moment historik për kombin bullgar mund të lexoni në publikimin tonë.
Mbushen 132 vjet nga lindja e poeteshës së madhe bullgare Elisaveta Bagrjana. E lindur si Elisaveta Ljubomirova Bellçeva më 29 prill (16 prill sipas stilit të vjetër) 1893 në Sofje, Elisaveta Bagrjana është autore librash për fëmijë. Krahas kësaj ajo..
Në ditën e tetë pas Pashkëve, në fund të Javës së Ndritshme , pason një festë e veçantë e quajtur Antipashka , që do të thotë "në vend të Pashkëve" ose "e kundërta e Pashkëve". Megjithatë, ky nuk është një kontrast, por një thirrje për një..
Mbushen 105 vjet nga lindja e Akad. Valeri Petrov – poet, shkrimtar, skenarist, dramaturg dhe përkthyes. I lindur më 22 prill 1920 në Sofje me emrin Valeri Nisim Mevorah, ai u diplomua në mjekësi në Universitetin e Sofjes. Për një farë kohe ai..