Në një takim me shefat e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, të Kryedrejtorisë së Punëve të Brendshme të Kryeqytetit dhe me kryesekretarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme Presidenti Rumen Radev u bëri apel institucioneve përgjegjëse për të punuar në një bashkëpunim më të ngushtë që të garantohet siguria e qytetarëve gjatë protestave.
Radev deklaroi se protestat e bullgarëve në vend dhe jashtë shtetit dhe rritja e tensionit vendosin në qendër të vëmendjes punën e shërbimeve të sigurisë.
“Shoqëria pret përgjigje të pyetjeve se pse shëndeti dhe jeta e policëve ishin rrezikuar për shkak të veprimeve të provokatorëve dhe a ka informacion se cilët janë këta persona? Pse organet e rendit publik silleshin në mënyrë brutale me njerëz që nuk kanë aspak lidhje me provokatorët?” – vuri në dukje Radev.
Kryesekretari i MPB-së Ivajllo Ivanov deklaroi se veprimet e policëve ishin planifikuar në mënyrë perfektë. “Mendoj se në të gjitha veprimet tona gjatë këtyre 50 e ca ditëve të protestave policët treguan se janë të paanshëm.”Bullgaria është e vlerësuar sipas meritave të saj për përmbushjen e kritereve të konvergjencës së Maastrihtit, gjë që tregon ngjashmërinë e ekonomisë bullgare me kërkesat e Bashkimit Evropian për qëndrueshmëri dhe stabilitet, tha kryeministri Rosen..
Paga mesatare në tremujorin e parë të këtij viti në vend arriti në 2443 leva - 11% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, sipas informacionit të Ministrisë Sociale, njoftoi reporterja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Pagat ishin..
Hyrja në eurozonë - ku ndodhen 20 ekonomi të mëdha të Evropës - ka pasoja për 10, 20, 30 vitet e ardhshme, tha kryeministri Rosen Zheljazkov për BNT, cituar nga BTA.Sipas tij, përfitimet afatgjata janë një vlerësim më i lartë i kreditit, më shumë..
Të martën para mesditës, mot me diell do të mbizotërojë mbi Bullgarinë Jugore. Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Rrafshinën e Danubit...
Bullgaria dhe Kazakistani do të punojnë për zhvillimin e korridorit ndërkombëtar të transportit Trans-Kaspik, i njohur si "Korridori i Mesëm". Kjo u ra..
Sofja, Bllagoevgradi dhe Plovdivi kanë dendësinë më të lartë të popullsisë për kilometër katror në vendin tonë, njofton BGNES. Pesëdhjetë e tetë..