Në një takim me shefat e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, të Kryedrejtorisë së Punëve të Brendshme të Kryeqytetit dhe me kryesekretarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme Presidenti Rumen Radev u bëri apel institucioneve përgjegjëse për të punuar në një bashkëpunim më të ngushtë që të garantohet siguria e qytetarëve gjatë protestave.
Radev deklaroi se protestat e bullgarëve në vend dhe jashtë shtetit dhe rritja e tensionit vendosin në qendër të vëmendjes punën e shërbimeve të sigurisë.
“Shoqëria pret përgjigje të pyetjeve se pse shëndeti dhe jeta e policëve ishin rrezikuar për shkak të veprimeve të provokatorëve dhe a ka informacion se cilët janë këta persona? Pse organet e rendit publik silleshin në mënyrë brutale me njerëz që nuk kanë aspak lidhje me provokatorët?” – vuri në dukje Radev.
Kryesekretari i MPB-së Ivajllo Ivanov deklaroi se veprimet e policëve ishin planifikuar në mënyrë perfektë. “Mendoj se në të gjitha veprimet tona gjatë këtyre 50 e ca ditëve të protestave policët treguan se janë të paanshëm.”Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..