Në ditën e festës kombëtare të Bullgarisë – Bashkimi, protestat me kërkesë për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit po vazhdojnë tashmë 60 ditë.
Aktualisht nuk ka bllokada në udhëkryqe nga protestuesit. Megjithatë për shkak të zhvillimit të një maratone lëvizja rreth stadiumit “Vasill Levski” është e kufizuar.
Dje protestuesit përsëri e ndaluan përkohshëm lëvizjen e automjeteve në bulevardin tek “Orllov Most” dhe pak më vonë ajo u rifillua.
Organizatorët e protestave bënë thirrje për vullnetarë, të cilët t’i koordinojnë protestat në vend.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..