Ditën e 62 të protestave antiqeveritare në Sofje do të zhvillohet procesioni tradicional i protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeprokurorit.
Liderët e protestave në Bullgari iu drejtuan ambasadorëve në Sofje, duke paralajmëruar se është kërcënuar paqja civile në vend. Deklarata iu dërgua ambasadorëve të vendeve nga BE-ja, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, si dhe përfaqësisë së Komisionit Evropian.
Në një intervistë për gazetën gjermane “Spiegel” kryetari i Gjykatës Supreme të Kasacionit Llozan Panov vë në dukje se në Bullgari ka përzierje oligarkike të pushtetit legjislativ dhe të atij ekzekutiv. Panov i bëri thirrje Evropës që të mos i mbyllë sytë para ngjarjeve në vend.
65% e anëtarëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) mendojnë se ka arsye për protesta, tregon një studim i konfederatës më të madhe sindikale në vend. Jo më pak se 20% kanë dëshirë që KNSB-ja të përfshihet në protestat kundër udhëheqjes së Bojko Borisovit, bëri të ditur para BNR-së Presidenti i KNBS-së Pllamen Dimitrov.Të premten moti do të jetë kryesisht me diell, por me erë. Pasdite, vranësirat do të fillojnë të shtohen nga jugperëndimi dhe në mbrëmje do të bien reshje shiu, të cilat do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit gjatë natës. Temperaturat minimale..
Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi stabilitetin e financave publike si një element kyç në rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në eurozonë. Duke folur me Zëvendëspresidenten për Evropën dhe Azinë Qendrore të Bankës Botërore, Antonella..
Partia “Vëzrazhdane” po fillon bisedimet për paraqitjen e një mocioni të tretë mosbesimi kundër qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi deputeti Conço Ganev. Partia u ka dërguar një ftesë dy grupeve parlamentare – MEÇ (“Moralit, Unitetit dhe..
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit historik të Malit të Zi, Cetina, Nikolla..
Me përpjekje të koordinuara, ne vazhdojmë të punojmë për unitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian, thuhet në mesazhin e urimit të..
Bashkëpunimi energjetik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara kontribuon në rritjen e sigurisë dhe diversifikimit energjetik jo vetëm në vendin..