Ditën e 62 të protestave antiqeveritare në Sofje do të zhvillohet procesioni tradicional i protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeprokurorit.
Liderët e protestave në Bullgari iu drejtuan ambasadorëve në Sofje, duke paralajmëruar se është kërcënuar paqja civile në vend. Deklarata iu dërgua ambasadorëve të vendeve nga BE-ja, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, si dhe përfaqësisë së Komisionit Evropian.
Në një intervistë për gazetën gjermane “Spiegel” kryetari i Gjykatës Supreme të Kasacionit Llozan Panov vë në dukje se në Bullgari ka përzierje oligarkike të pushtetit legjislativ dhe të atij ekzekutiv. Panov i bëri thirrje Evropës që të mos i mbyllë sytë para ngjarjeve në vend.
65% e anëtarëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) mendojnë se ka arsye për protesta, tregon një studim i konfederatës më të madhe sindikale në vend. Jo më pak se 20% kanë dëshirë që KNSB-ja të përfshihet në protestat kundër udhëheqjes së Bojko Borisovit, bëri të ditur para BNR-së Presidenti i KNBS-së Pllamen Dimitrov.Familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë pasi më 15 prill të këtij viti u shembën shtëpitë e tyre të ndërtuara pa leje, po ndërmarrin një protestë pesëditore. Aksioni do të fillojë pasdite nga bulevardi..
Një përmbytje e dytë brenda dy javësh në Bullgarinë Veriperëndimore shkaktoi dëme në fshatrat Lehçevo dhe Kobiljak. Shiu, i shoqëruar me breshër të madh, arriti në 35 litra në dhjetë minuta, tha për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i bashkisë..
Të enjten në mëngjes, reshjet do të ndalen në të gjithë vendin. Temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13 gradë. Në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës para mesditës përsëri do të fillojë të bjerë shi. Në Bullgarinë Veriore do të ketë..
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit historik të Malit të Zi, Cetina, Nikolla..
Me përpjekje të koordinuara, ne vazhdojmë të punojmë për unitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian, thuhet në mesazhin e urimit të..
Bashkëpunimi energjetik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara kontribuon në rritjen e sigurisë dhe diversifikimit energjetik jo vetëm në vendin..