“Pikë BG është një projekt akustik për këngë të reja të qytetit (“këngët e qytetit” është një gjini muzikore e përhapur në Bullgari në fillim të shekullit XX)-në këtë mënyrë e përcaktojnë veten e vet katër themeluesit dhe autorë në grup Todor Jankullov, Zornica Popova, Krasimir Përvanov dhe Pllamen Sivov. Ata janë njerëz me interesa të ndryshme profesionale dhe fate jetike, por i bashkon dëshira të krijojnë një muzikë origjinale për shkak të vetes së tyre, dhe jo me qëllim të ndjekin një popullaritet dhe sukses.
Koncerti i radhës i grupit është më 9 shtator, kur në të hapur, para Shtëpisë së Sofjes, përsëri do të takohen me publikun e vet të besuar.“Pa emër”, “Një shatërvan në shi”, “Këngë për muzikantin e rrugës”, “Bar në det” - pjesa dominuese e këngëve i janë kushtuar gëzimit nga jeta, por dhe ndjenjave si trishtim dhe melankoli, të cilat patjetër që i vijnë në kokë njeriut në një etapë nga jeta e tij.
Këngët e tyre janë baladike dhe ndikojnë mbi publikun më tepër me mesazhet e veta të sinqerta njerëzore. Për këtë si lind një këngë nga “laboratori krijues” i “Pikës BG” tregon Pllamen Sivov:
“Ne jemi një projekt akustik, instrumenti ynë bazë shprehës janë kitara dhe zëri i njeriut, të pangarkuar prej efekteve të tjera elektronike dhe kompjuterike suplementare.Duke i prekur telat e kitarës dhe kur këndon me zërin e vet, njeriu më mirë mund të shprehë ndjenjat e veta intime, tua transmetoi të tjerëve duke qëndruar mundësisht më afër publikut. Kështu është në koncertet tona. Ato janë në një mjedis shumë intim, në salla të vogla. Ne nuk jemi grup i cili të këndojë nëpër stadiumet dhe në koncertet tona nuk mund të biesh në një ekstazë të stuhishëm. Koncertet tona janë si një bisedë me miqtë, kurse ata e përjetojnë muzikën tonë si dialog, por në vetmi me veten tënde. Çdo një prej nesh shkruan tekste, kurse shumë prej tyre përpara se të bëhen këngë, kanë qenë vjersha të bukura. Nganjëherë zgjasim dorë dhe drejt vjershave të njohura të autorëve të njohur bullgarë, të cilët vet ne i njohim personalisht. Lëvizim në rrethe të ndryshme, por kemi një dashuri për muzikën, ajo është faktori i fort bashkues. Me rëndësi është ajo të cilën e lëmë - albumet tona me këngë, të cilët gëzojnë dëgjues të shumtë por dhe dashurinë e këmbyer dhe energjinë me adhuruesit tanë”.
“Në koncertin e ardhshëm, duke pasur parasysh situatën e tanishme në Bullgari, do të jetë mirë të këndojmë disa këngë me një karakter social, sepse jetojmë në kohëra të tilla dhe nuk ka sesi të jemi të shkëputur nga realiteti”, thotë Pllamen Sivov dhe i lehtësuar nga fundi i masave të rrepta kundërepidemike shton:
“Kemi nevojë të rikujtojmë se përse në fakt janë këto masa sanitare. Për çfarë jete ne e ruajmë veten ? Në qoftë se jetojmë krejtësisht të mbyllur dhe të izoluar, kuptimi i jetës sonë fillon të humbasë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/@tochkabg
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..