Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut Angell Angellov i dorëzoi Kryetares së Bashkisë së Tetovës Teuta Arifi një dhuratë prej pajisjesh mjekësore dhe pakosh ushqimore. Dhurojmë 14 kostume mbrojtëse, të cilat mund të përdoren deri në 50 herë. Këto janë 700 ditë pune për mjekët e vijës së parë. Kemi siguruar dhe ndihmë humanitare për ushqimin e 30 familjeve të dobëta sociale.
“Po flasim për vazhdimin e bashkëpunimit tonë në të ardhmen, në lidhje me Qendrën ditore për fëmijë me autizëm, që të mund të tregojmë solidaritetin tonë me njerëzit dhe fëmijët, të cilët ndeshen me këtë problem, tha Angellov. Kryetarja e Bashkisë së Tetovës Teuta Arifi nënvizoi se ky gjest i ambasadës është shumë i rëndësishëm në kohërat e vështira, siç është tani kriza e Covid-19.Edhe këtë vit, ekipi që po studion kompleksin arkeologjik Provadia-Kriporja organizon më 22 shtator Ditën e Dyerve të Hapura. Është përgatitur një itinerar interesant dhe ndryshe nga ai standardi për vizitorët në kompleksin e qendrës më të lashtë të..
Pak persona e dinë se kjo është kafsha e parë autoktone bujqësore bullgare e njohur nga Komisioni për Racat e Kafshëve pranë Ministrisë së Bujqësisë, që prej vitit 2005. Emrin e ka marrë nga barinjtë nomadë – karakaçanët, të cilët udhëtonin me tufat e..
Gjatë verës së vitit 2024, një bashki e kryeqytetit dhe banorët e saj treguan se si në mënyrë të thjeshtë mund të jemi të lumtur dhe të bashkuar si një komunitet – të ulur në një tavolinë të përbashkët. Në korrik 2024, në rrugën "Ekzarh Josif", dhe në..