Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut Angell Angellov i dorëzoi Kryetares së Bashkisë së Tetovës Teuta Arifi një dhuratë prej pajisjesh mjekësore dhe pakosh ushqimore. Dhurojmë 14 kostume mbrojtëse, të cilat mund të përdoren deri në 50 herë. Këto janë 700 ditë pune për mjekët e vijës së parë. Kemi siguruar dhe ndihmë humanitare për ushqimin e 30 familjeve të dobëta sociale.
“Po flasim për vazhdimin e bashkëpunimit tonë në të ardhmen, në lidhje me Qendrën ditore për fëmijë me autizëm, që të mund të tregojmë solidaritetin tonë me njerëzit dhe fëmijët, të cilët ndeshen me këtë problem, tha Angellov. Kryetarja e Bashkisë së Tetovës Teuta Arifi nënvizoi se ky gjest i ambasadës është shumë i rëndësishëm në kohërat e vështira, siç është tani kriza e Covid-19.Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..