Vendbanimet dhe krahinat italiane, për të cilat pohohet se kanë një prejardhje bullgare, janë më të paktën rreth 100. Pjesa më e madhe janë të vendosura në jug nga Roma. Kurse më i njohuri midis tyre ështëCelle di Bulgherianë provincën Salerno. Është interesante se popullsia autoktone me krenari e quan veten “trashëgimtarë të bullgarëve”. Cilët janë këta njerëz dhe cila është ajo fije e cila i lidh me Bullgarinë? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e kërkon filmi i ri dokumentar “Alcek dhe bullgarët në Italinë mesjetare”, premiera e të cilit është më 10 shtator.
“Shkaku që të xhirojmë filmin është prania e dy nekropoleve interesante në Campochiaro - një qytezë në Italinë Jugore. Arkeologët i zbuluan në fund të viteve 80 të shekullit të 20 - tregon skenaristi i filmit Ivo Ivanov, i cili është gazetar në Radio Bullgarinë.
Gjatë kohës së gërmimeve arkeologjike befasisht në Campochiaro zbulohen varreza me ushtarë të varrosur bashkë me kuajt e tyre si dhe me të gjithë arsenalin e tyre luftarak. 99% është e sigurt, se këto varreza janë të lidhura me proto-bullgarët në Itali. Dhe që këtu fillon e gjithë enigma!” - pohon Ivo Ivanov.
Shkencëtarët i lidhin rrënjët bullgare të popullsisë autoktone vendase me Alcekun, për të cilin supozohet se është vëllai i hanit Asparuh.Sipas tyre shumë pak para sehani Asparuh të themelojë Shtetin e Parë Bullgar gjatë vitit 681, Alcek vendoset në tokat e Mbretërisë Langobarde.
“Kështu rastis qënë fillim të shekullit të 7 këta bullgarë gjenden në krahinën Molise.Ata janë përdorur si mercenarë - sqaron Ivo Ivanov. Filmi tregon sesi janë gjendur aty. Në fakt fati i tyre fare nuk ka qenë i kollajtë! Ata vendosen në territorin e Italisë së sotme si refugjatë, sepse kanë ikur nga Haganati i Avarëve. U kanë qenë nënshtruar persekutimeve në shtetin e frantëve në Bavari dhe kështu bëhen aleatë të langobardëve. Ata i dërgojnë në front kundra Bizantit, sepse në atë kohë langobardët dhe bizantinët luftojnë në Italinë Jugore.”
Filmi “Alcek dhe bullgarët në Italinë Mesjetare” na çon në qytezënCelle di Bulgheria, në qendrën e së cilës ngrihet monumenti i Alcekut.
“Aty u takuam me shumë njerëz interesantë, të cilët kanë ruajtur jo vetëm emrin e vendit të tyre të lindjes Celle di Bulgheria, por dhe të malit të afërm Monte Bulgheria - thotë Ivo Ivanov. Vendasit ruajnë gojëdhënat për bullgarët, të cilët kanë qenë aty. Por, mbase paraardhësit tanë janë vendosur në rajon më herët nga Alcek. Supozohet se gjatë kohës së luftërave të gotëve aty ka pasur bullgarë, të cilët shkojnë si mecenatë në ushtritë e Belisariusit . Por e gjithë kjo është një gërshetim mjaft i vështirë dhe i ndërlikuar në kohë”.
Akoma gjatë viteve 40 të shekullit të 20 historiani italian profesori Vincenzo D’Amiko njofton se më shumë se 700 qyteza në Apeninet janë të themeluara nga proto-bullgarët. Ivo Ivanov tregon sesi përpara më shumë se 30 vjetëve ndeshet në punimet dhe studimet e tij në Bibliotekën Kombëtare në Sofje.
“Doktori D’Amico është mjek, një personalitet i rilindjes me interesa të shumta, ka qenë historian vendas. Dhe ai i fillon studimet e veta, sepse kur i ka pyetur pacientët e vet nga rrethet fqinje se cilët janë, nga ku vijnë, ata i përgjigjen - “Ne jemi pasardhës të bullgarëve!” Që aty nis dhe interesi i D’Amicos ndaj kësaj fije historike. Ka diçka interesante që ne e xhiruam në filmin tonë - ky është Muzeu i Kostumeve në Molise. Spektatorët do të shikojnë se ka kostume të shkëlqyera të shpëtuara deri në fillim të shekullit të 20 në të cilat duket qartë prania folklorike bullgare.
Në muze janë paraqitur dhekostume shqiptare. Për mua kjo ngre pyetje të tjera të reja, të cilat ia vlen që t’i studiojmë. Dhe ne mbase do të bëjmë një film tjetër për këto veshje popullore si dhe për këtë lidhje” - tha në përfundim Ivo Ivanov, autor i filmit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Ivo Ivanov dhe mfa.bgKanë kaluar 147 vjet nga betejat për mbrojtjen e qytetit Stara Zagorës në vitin 1877. Në shenjë respekti dhe nderimi për heroizmin e të rënëve për liri, më 31 korrik në Kompleksin Përkujtimor "Mbrojtësit e Stara Zagorës" do të kryhet një ritual..
Gjatë gërmimeve të shpëtimit, nga nekropoli i kolonisë romake Ulpia Raciaria (në afërsi të fshatit Arçar, komuna Dimovo, rajoni i qytetit Vidin) u zbuluan 17 varre, nga të cilat pesë varre dhe 12 varre në gropa. Këtë e njoftoi Zdravko Dimitrov nga..
Në vitin 2009, bashkatdhetari ynë Anton Orush solli koleksionin e tij kushtuar teknologjisë bullgare. Ndër eksponatet në të ka televizorë, radio, pajisje kuzhine, kompjutera, telefona, pajisje për lëshim faturash etj. Gradualisht, ky pasion i tij e shtyu..