“Përshëndetje, ne jemi familje me dy fëmijë, kërkojmë një shtëpi të vogël në fshat. Bashkëshorti im është mjeshtër hidraulik dhe mund të transferohemi për të jetuar në çdo një rajon të Bullgarisë, mjaft që të gjejmë ndonjë pronë të përshtatshme për familjen tonë me oborr, të cilin mund ta administrojmë”. Kjo është një nga qindra reklamat në grupin e specializuar në Facebook, të krijuar me idenë t’i lidhë njerëzit dëshirues të marrin me qira shtëpi në fshat, me njerëz të tjerë, të cilët nuk kanë mundësi të administrojnë shtëpinë e vet, por mund ta japin përkohësisht kundrejt një ndihme simbolike. Interesi për të është rritur ndjeshëm muajt e fundit, në bazë të shkaqeve të shpjegueshme - kufizimet rreth Covid-19. Njerëzit kërkojnë çdo gjë dhe kudo - që nga shtëpitë shumëkatëshe të mirëmbajtura me oborr, deri tek ndërtesat gjysmë të shkatërruara në pronat e shkreta e të braktisura.
Natyrisht qëkërkimi shkakton një rritje në çmimet e pronave. Shumë atraktive janë këto deri më 100 kilometra nga qytetet e rretheve, çmimet e të cilëve janë rritur pothuajse dyfish në krahasim me periudhën para pandemisë. Kurse për shkak të krizës, akoma më pak bullgarë disponojnë paratë e nevojshme për blerjen e pronës. Prandaj dhe vendimi për një administrim të përkohshëm paraqitet si njëfarë pikë afrimi midis “atyre të cilët propozojnë” dhe “atyre të cilët kërkojnë” një vend të vet në fshat.
“3 vjet kisha qiraxhinj në shtëpi, që në fakt më dha impulsin që t’i përkushtohem kësaj ideje” - tregon Iren Nençeva, e cila bën një hap në komunikimin midis palëve të interesuara:
“Nuk kisha para të mbledhura. Qëllimi im ishte të merrja një kredi, që të mund të blej një pronë në fshat, sikurse dhe vetëm tokë. Në kërkimin dhe vizitat e bëra të disa shtëpive bosh, tek unë lindi dëshira të lidhem me ndonjë pronar dhe t’i propozoj të jetoj në shtëpinë e tij për disa vjet, në qoftë se ai nuk ka plan për ta përdorur. Kurse gjatë kësaj koheunë ta mirëmbaj, të bëj disa remonte dhe të punoj kopshtin.Por,nuk gjeta një vend të tillë. Shumë rrallë përpara viteve mund të takoje njerëz të tillë. Tani, për fat të mirë ka më shumë. Atëherë krijova grupin me emrin e veçantë “Pronë me qira PA qira” dhe fillova të ftoj njerëzit të njihen me idenë. Në fillim fare nuk kishte rregulla, metoda, mënyra të këtij lloji të dhënies me qira. Ne i zbulonim dhe madje i krijuam.”
Tani ka vetëm një grup në Facebook, i cili lidh në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkuesit dhe ata të cilët propozojnë një pronë me qira pa qira, kurse ndjekësit janë pothuajse 46 mijë.
Aty përveç për shtëpi, mund të shihet dhe lajmërim i tillë: “kërkoj gjyshe dhe gjysh në fshat”. Një lajmërim tjetër thotë - “kërkoj ndonjë i cili të kujdeset për pronën time fshatare kundrejt një pagese”. Ka dhe shpallje të bëra nga njerëz të cilët jetojnë vetëm, dhe të cilët kërkojnë partner për një bashkëjetesë në fshat. Grupi është për çdo gjë, e cila ka të bëjë me pronat në fshat, gjë e cila nuk lidhet me shit-blerjet.
Problemi me fshatrat e braktisura dhe të shkreta bullgare është prej kohe.“Është shumë gjë e mjerë se e lejuam, por dhe shteti nuk e evitoi kthimin e fshatrave në vende të shpopulluara me kopshte të braktisura” - thotë akoma Iren Nençeva.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën..