Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Svilengrad - një qytet i mëndafshit me kala, kisha të lashta dhe një natyrë të egër

Kalaja mesjetare Neutzikon rreth fshatit Mezek
Foto: Veneta Nikollova

Qyteti Svilengrad ndodhet në vet kufirin me Turqinë. Këtu gjendet pika kufitare më e ngarkuar me fqinjën tonë jugore. Dhe në qoftë se deri vonë qyteti qe i njohur si “Las Vegasi “ bullgar për shkak të kazinove të veta të shumta dhe të sallave të lojërave ku vinin kryesisht mysafirë nga Turqia, tani epidemia e Covid-19 po e thotë fjalën e vet. Ndaj momentit objektet e kumarit, hotelet e luksit dhe restorantet janë bosh. Në Svilengrad është qetë në mënyrë të pazakonshme. Por, siç e dimë, çdo e keqe e ka një të mirë, sepse interesi i vizituesve u drejtohet itinerareve kulturore nëpër gjurmët e historisë. Kurse në këtë drejtim qyteti Svilengrad është “një minë floriri” për udhëtarin kureshtar.

Qendra e qytetit Svilengrad

Nga Elena Miteva - drejtoreshë e muzeut historik vendas mësojmë se në një përkthim të drejtpërdrejtë, emri i qytetit Svilengrad do të thotë Qyteti i Mëndafshit. Gjatë vitit 1932 këtu prodhohet 25% nga mëndafshi i Bullgarisë. Kjo industri ka vdekur prej kohe, por zhvillimi i saj mund të ndiqet në muzeun historik vendas.  

“Në qoftë se njerëzit duan të shëtisin mes natyrës, mund të vizitojnë kalanë mesjetare Neutzikon rreth fshatit Mezek. Ajo është nga shekulli i 11-12 nga koha e perandorit bizantin Aleksij I Komnin, por këtu ka jetuar dhe fisi trak odrisi - tregon Elena Miteva. Përpara kalasë propozohen sende dhe lojëra të ndryshme për turistët. Por, mbase më interesante është varreza trake me kupolë nga shekulli i 4-3 përpara Krishtit, të vendosur po kështu rreth fshatit. Ajo është me një korridor 21 metrash. Brenda janë paraqitur hologramet e objekteve të gjetura në të dhe artefaktet.

Rekomandoj të shikohet po kështu kalaja antike dhe mesjetare Bukellon në fshatin Matoçina, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë tonë.

Kalaja Bukelon

Këtu më 14 prill 1205 mbreti bullgar Kallojan  shpartallon latinët, të paraprirë nga perandori Ballduin Flandërski i cili është marrë peng dhe i çuar në qytetin Tërnovgrad. Shume e bukur është pamja nga këto lartësi në drejtim të Turqisë së sotme dhe qyteti Edrene.

Në fshatrat Matoçina dhe Mihaliç gjenden dy kisha shkëmbore  nga shekujt 9 dhe 10. Kisha rreth fshatit Mihaliç është tepër e veçantë.

Kisha shkëmbore rreth fshatit Mihaliç

Ajo është me kupolë në formë kryqi, të gdhendur thellë në shkëmb. Mjerisht këto fshatra janë të vështira për t’u arritur për shkak të rrugës së shkatërruar deri tek ato. Pavarësisht nga kjo turistët i vizitojnë dhe mbeten të mahnitur”.

Por, çfarë të themi për natyrën! Rreth 80% nga territori i bashkisë bien në rrjetin ekologjik Evropian “Natura 2000”. Në rajon palosen kodrat e malit Sakar, kurse mbi to fluturon një larmi e shkëlqyer prej shpendëve.

Qyteti Svilengrad - pranë urës

Dhe përpara se të ikni, shëtituni nëpër urën e vjetër prej guri të qytetit Svilengrad, e cila lidh dy brigjet e lumit Marica. Ura është e ngritur gjatë vitit 1529 si një pjesë nga kompleksi , i cili përfshin dhe karvan saraj, xhami, çarshi dhe hamam.

Ja dhe disa nga kureshtjet emblematike rreth qytetit Svilengrad të cilat mund t’i shikoni në videon e shkurtër. Filmi është me titra bullgare, të cilat mund të përkthehen automatikisht poshtë në të djathtë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plazhi qendror i Sozopolit

Bullgaria është në vendet e para për plazhet më të pastra në Evropë, dhe tendenca është në rritje

Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..

botuar më 25-07-30 7.00.PD

Në një gllënjkë largësi – rrugët e verës në verilindje

Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat shtrihen në mijëra dekarë në rajon. Këtu vera është pjesë e përditshmërisë dhe kulturës së njerëzve...

botuar më 25-07-29 7.00.PD

"Bullgaria Lend" – një shëtitje përmes shekujve në zemër të Pravecit

Në brigjet e liqenit të qytetit Pravec u hap një park i ri kulturoro-historik, i cili shtrihet në 14 dekara. Atraksioni “Bullgaria Lend” ofron një mundësi unike për t’u njohur me trashëgiminë bullgare, të paraqitur në përmasa të zvogëluara. Ka modele të..

botuar më 25-07-27 9.00.PD