Kryeministri Bojko Borisov dhe ish-Kryeprokurori Sotir Cacarov paskan biseduar me inteligjencën turke për ekstradimin e shtetasve turq në Ankara pas provës për grusht shteti kundër Presidentit Erdogan, pohon revista gjermane “Der Spiegel”.
Botimi mbështetet tek dokumente të Ambasadës së Turqisë në Sofje, transmetoi BNR.
Gjatë korrikut të vitit 2016 gjykatat evropiane refuzuan t’u dërgojnë gjykatave turke shtetas të kërkuar turq, me argumentin se motivet e kërkesave janë politike. Menjëherë pas puçit Bojko Borisov dhe shefi i shërbimeve bullgare kanë biseduar me ambasadorin turk në Sofje. Ankaraja ka kërkuar ekstradimin e afaristit turk Abdullah Büyük. Pas tij Turqisë i janë dërguar akoma 7 shtetas turq, shton “Der Spiegel”.
“As unë, si Kryeprokuror atëherë, as Prokuroria në përgjithësi kemi marrë pjesë në këtë procedurë. Dërgimi i Abdullah Büyük është realizuar në përputhje me ligjin për të huajit në Bullgari dhe jo nëpërmjet ekstradimit” – shkruan me rastin e publikimit ish-Kryeprokurori Cacarov. Pozita e tij është publikuar në faqen e Komisionit për kundërveprim ndaj korrupsionit dhe për konfiskimin e pronësisë së marrë në mënyrë të paligjshme, të kryesuar nga Cacarovi.Vetëm 6% e bullgarëve bëjnë një stil jetese plotësisht të shëndetshëm. Kjo tregohet nga një studim sociologjik mbi zakonet shëndetësore të bullgarëve nga qendra kërkimore "Trend" e porositur nga kompania “Health Metrics”. 42% e të anketuarve kanë..
Edicioni i tetëmbëdhjetë i Sofia Pride do të mbahet sot, 14 qershor, në kryeqytet nën sloganin "Ne jemi njerëz, jo propagandë". Me të, organizatorët duan të kujtojnë se pas çdo historie, identiteti dhe kauze ka njerëz të vërtetë - me ndjenjat e tyre,..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 17°C. Në Sofje do të jenë 10°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht me diell. Mbi Bullgarinë Lindore vranësirat do të jenë të dendura dhe pasdite, në disa zona, do të ketë reshje..
Konflikti ushtarak midis Izraelit dhe Iranit kërcënon sigurinë e të gjithë rajonit, tha Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov dhe shprehu shpresën..
Nuk ka ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë për Bullgarinë pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, njoftoi Këshilli i Ministrave. Pas sulmeve..
Edicioni i tetëmbëdhjetë i Sofia Pride do të mbahet sot, 14 qershor, në kryeqytet nën sloganin "Ne jemi njerëz, jo propagandë". Me të, organizatorët duan..