Kryeministri Bojko Borisov dhe ish-Kryeprokurori Sotir Cacarov paskan biseduar me inteligjencën turke për ekstradimin e shtetasve turq në Ankara pas provës për grusht shteti kundër Presidentit Erdogan, pohon revista gjermane “Der Spiegel”.
Botimi mbështetet tek dokumente të Ambasadës së Turqisë në Sofje, transmetoi BNR.
Gjatë korrikut të vitit 2016 gjykatat evropiane refuzuan t’u dërgojnë gjykatave turke shtetas të kërkuar turq, me argumentin se motivet e kërkesave janë politike. Menjëherë pas puçit Bojko Borisov dhe shefi i shërbimeve bullgare kanë biseduar me ambasadorin turk në Sofje. Ankaraja ka kërkuar ekstradimin e afaristit turk Abdullah Büyük. Pas tij Turqisë i janë dërguar akoma 7 shtetas turq, shton “Der Spiegel”.
“As unë, si Kryeprokuror atëherë, as Prokuroria në përgjithësi kemi marrë pjesë në këtë procedurë. Dërgimi i Abdullah Büyük është realizuar në përputhje me ligjin për të huajit në Bullgari dhe jo nëpërmjet ekstradimit” – shkruan me rastin e publikimit ish-Kryeprokurori Cacarov. Pozita e tij është publikuar në faqen e Komisionit për kundërveprim ndaj korrupsionit dhe për konfiskimin e pronësisë së marrë në mënyrë të paligjshme, të kryesuar nga Cacarovi.Të mërkurën , nga mesnata, reshjet dhe rreziku për breshër do të lëvizin nga perëndimi drejt Bullgarisë Qendrore dhe Jugperëndimore. Pas mesditës, vranësirat nga jugperëndimi do të çahen dhe moti do të jetë me diell. Temperaturat minimale do të..
“Frika e tund DPS-në. E kam fjalën për aparatin”. Këtë e komentoi për BNR, Korman Ismaillov, ish-kryetar i organizatës rinore të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri. Sipas tij, partia, e cila doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të qershorit, nuk..
Çështja nuk është nëse Ukraina do të anëtarësohet në NATO, por kur do të ndodhë. Përgjigja varet nga fusha e betejës dhe aftësia për të arritur paqen e qëndrueshme, tha presidenti bullgar Rumen Radev në hapjen e Tryezës së 28-të të Qeverisë të..
“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen..
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti Ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Hristo Guxhev, njoftoi agjencia KosovaPress për BTA. Duke..
Pas debateve të ashpra, parlamenti hodhi poshtë kabinetin e propozuar nga GERB-SDS me kryeministrin Rosen Zheljazkov. 98 deputetë e mbështetën, 138..