Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkollat bullgare në botë gjithashtu mirëpritën nxënësit e parë

Foto: Radio Vidin
382 shkolla bullgare të së dielës në katër kontinentet e botës hapën dyert për ditën e parë shkollore. Këtë e tha për BNR Natalija Mihalevska, drejtoreshë e Degës “Arsim i bullgarëve dhe rrjeti shkollor jashtë shtetit” pranë Ministrisë së Arsimit. Në ato shkolla mësojnë 40 mijë fëmijë. Për procesin e mësimdhënies kujdesen 4 mijë mësues të gjuhës bullgare, historisë, gjeografisë, folklorit. Natalija Mihalevska shtoi se shkollat bullgare kudo që të janë do të duhet të respektojnë udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të riorientojnë procesin e mësimdhënies te format e ndryshme. Në se në ndonjë shtet nuk ka shkollë bullgare të së dielës, fëmijët mund të regjistrohen për mësim nga distanca në shkollën bullgare të së cilës në ndonjë vend tjetër, shtoi Mihalevska.

Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në fshatin Mogiljane u nderuan viktimat e “Procesit të Rilindjes”

Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të ashtuquajturit “Proces i Rilindjes” dhe ndryshimit të detyruar të emrave të tyre. Në mesin e të..

botuar më 24-12-26 2.37.MD
mali Vitosha

Dëbora e madhe ka mbuluar Vitoshën, rrugët në mal nuk janë të pastruara

Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për momentin është i pamundur për shkak të borës së madhe. Borëpastruesit po pastrojnë borën që bie..

rinovuar më 24-12-26 1.27.MD

Protestuesit dalin në mbështetje të "prindërimit të përbashkët"

Në ditën e babait, Fondacioni “Prindërimi i përbashkët” organizon një protestë për ndryshimet ligjore që garantojnë që fëmijët e prindërve të ndarë të mund të rriten me kujdesin e të dy prindërve. Aktiviteti do të mbahet nën moton “Jo tjetërsimit prindëror..

botuar më 24-12-26 12.32.MD