Këtë ditë kisha nderon martirët e shenjtë Vjara (Besa), Nadezhda (Shpresa) dhe Ljubov (Dashuria) dhe nënën e tyre Sofia, ndërsa kryeqyteti ynë shënon festën e vet.
Me rastin e Ditës së Sofjes Bashkia e Kryeqytetit do të dekorojë personalitetet më të dalluara për arritjet tyre në fushën e kulturës. Krijuesit e dekoruar do të prezantohen në një film të transmetuar nga Televizioni Kombëtar Bullgar. Sonte do të mbahet një koncert klasik në platformën A6 prapa Pallatit Kombëtar të Kulturës. Përveç kësaj do të ekzekutohet muzikë nga muzikantë të ndryshëm në metro. Në rajone të veçanta të Sofjes gjithashtu do të ketë koncerte festive.
Muzeu Regjional Historik, Muzeu nën bazilikën “Shën Sofja”, galeria e Arteve Figurative e Sofjes dhe muzetë e tjerë bashkiakë, si dhe parku “Vrana” dhe Kopshti Zoologjik do të punojnë falas.
Radio “Sofja”, e cila është pjesë e BNR-së dhe feston përvjetorin e vet të 13, do të dalë në rrugë me një studio mobile, që ta ndiejë pulsin e qytetit.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..