Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përse optimizmi në ekonomi filloi të sprapset përpara realizmit

Foto: Reuters

Statistikat mbi rastet e sëmundjes  me Covid-19 në Bullgari dhe në të gjithë botën janë jashtëzakonisht të ndryshueshme dhe vazhdimisht shënojnë ngritje dhe zbritje. Po kaq e paparashikueshme dhe plotë me befasi të panjohura është dhe kriza ekonomike, e shkaktuar nga pandemia në nivel global evropian ose lokal vendas. Në këtë kontekst, bisedat për pasoja ekonomike tek ne pas verës së zjarrtë politike shumohen, kurse shënimet optimiste në konkluzionet përfundimtare të ekspertëve, gjithnjë e më shumë i lenë vend realizmit.

“Që të mund të vlerësojmë humbjet, të cilat po i duron ekonomia bullgare deri në këtë moment dhe të mund të avancojmë prapambetjen nga vendet e tjera evropianolindore, duhej të ndërtonim kapacitetin e duhur” - sqaron në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Atanas Pekanov - ekonomist në institutin Austriak për Studime Ekonomike, doktorant dhe pedagog në Universitetin Ekonomik në Vjenë.  

“Aktualisht jemi dëshmitarë të disa sugjerimeve të caktuara se, Produkti i Brendshëm Bruto i Bullgarisë asnjëherë nuk ka qenë më i lartë, kurse qytetarët asnjëherë nuk kanë qenë më të pasur” - thotë ekonomisti dhe sqaron se, nga pikëpamja ekonomike kjo është fyese për publikun, sepse gjatë viteve jashtë krizës kjo tendencë gjithmonë është e vërtetë. Sa i përket prapambetjes, ajo duket qartazi nga analiza e profesorit Pllamen Nenov nga Biznes Shkolla Norvegjeze. Sipas tij, në qoftë se e krahasojmë Bullgarinë me një vend kontrollues, në këtë rast - Rumaninë, vërehet kjo situatë:

Atanas Pekanov / Foto: arkiv personal

Me të nisim nga një trajektore të njëjtë, shumë të ngjashme në vitet 2007-2008-2010, por gjatë 10 vjetëve të fundit ne jashtëzakonisht shumë mbetemi mbrapa - sqaron Pekanov. Duhet t’i japim një llogari vetes, se meqenëse kemi humbur vite, kjo na bën më të prekshëm në kushtet e goditjeve ekonomike sot.”

Shumë shpesh në raportet vjetore të Komisionit Evropian  flitet për këtë sesa të ulëta janë të ardhurat dhe sesi ato nuk mund të kompensojnë prapambetjen . Ky është një indikator, se fillojmë nga një pozicion të vështirë fillestar. Mezi pas kësaj mundet të prognozojmë nëse grupe konkrete specifike mund të përfitojnë nga ndihma shtetërore për të përballuar krizën. Masat mbështetëse, sipas fjalëve të ekspertit, duhet t’u përgjigjen tre kritereve - të jenë të orentuar drejtë, në kohë dhe të përkohshme.

Përveç masave ekonomike, është e domosdoshme t’i kushtohet vëmendje dhe masave parandaluese, të cilët do të lejojnë gjatë një shtimi të mbrehtë të numrit të të sëmurëve dhe futjes së masave më të rrepta anti-epidemike, të mos lejohet një ngrirje e re e ekonomisë. Atanas Pekanov mendon se, Bullgaria duhet të ndjekë shembullin e Austrisë, ku qeveria, pavarësisht dhe pa një ligj zyrtar, u ka bërë thirrje qytetarëve puna e të cilëve u lejon atyre, të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.  

Duhej tek ne, gjatë muajve të verës, të cilat kaluan relativisht më qetë, të merreshin masa, të cilat të përgatisin një pjesë të madhe nga sektorët për këtë të përjetojmë një vit të ardhshëm relativisht normal. Në qoftë se ndërlikimi i situatës epidemike imponon një mbyllje të re të institucioneve arsimore e të institucioneve të tjera, ne nuk duam që kjo të ketë pasoja afatgjata mbi njerëzit e rinj. Është e domosdoshme të ngulmojmë mbi zhvillimin e mjeshtërive tona digjitale, gjë e cila do të lejojë në një moment të caktuar dhe sektorë të tjerë jashtë IT industrisë të fillojnë të punojnë në distancë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD