Statistikat mbi rastet e sëmundjes me Covid-19 në Bullgari dhe në të gjithë botën janë jashtëzakonisht të ndryshueshme dhe vazhdimisht shënojnë ngritje dhe zbritje. Po kaq e paparashikueshme dhe plotë me befasi të panjohura është dhe kriza ekonomike, e shkaktuar nga pandemia në nivel global evropian ose lokal vendas. Në këtë kontekst, bisedat për pasoja ekonomike tek ne pas verës së zjarrtë politike shumohen, kurse shënimet optimiste në konkluzionet përfundimtare të ekspertëve, gjithnjë e më shumë i lenë vend realizmit.
“Që të mund të vlerësojmë humbjet, të cilat po i duron ekonomia bullgare deri në këtë moment dhe të mund të avancojmë prapambetjen nga vendet e tjera evropianolindore, duhej të ndërtonim kapacitetin e duhur” - sqaron në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Atanas Pekanov - ekonomist në institutin Austriak për Studime Ekonomike, doktorant dhe pedagog në Universitetin Ekonomik në Vjenë.
“Aktualisht jemi dëshmitarë të disa sugjerimeve të caktuara se, Produkti i Brendshëm Bruto i Bullgarisë asnjëherë nuk ka qenë më i lartë, kurse qytetarët asnjëherë nuk kanë qenë më të pasur” - thotë ekonomisti dhe sqaron se, nga pikëpamja ekonomike kjo është fyese për publikun, sepse gjatë viteve jashtë krizës kjo tendencë gjithmonë është e vërtetë. Sa i përket prapambetjes, ajo duket qartazi nga analiza e profesorit Pllamen Nenov nga Biznes Shkolla Norvegjeze. Sipas tij, në qoftë se e krahasojmë Bullgarinë me një vend kontrollues, në këtë rast - Rumaninë, vërehet kjo situatë:
“Me të nisim nga një trajektore të njëjtë, shumë të ngjashme në vitet 2007-2008-2010, por gjatë 10 vjetëve të fundit ne jashtëzakonisht shumë mbetemi mbrapa - sqaron Pekanov. Duhet t’i japim një llogari vetes, se meqenëse kemi humbur vite, kjo na bën më të prekshëm në kushtet e goditjeve ekonomike sot.”
Shumë shpesh në raportet vjetore të Komisionit Evropian flitet për këtë sesa të ulëta janë të ardhurat dhe sesi ato nuk mund të kompensojnë prapambetjen . Ky është një indikator, se fillojmë nga një pozicion të vështirë fillestar. Mezi pas kësaj mundet të prognozojmë nëse grupe konkrete specifike mund të përfitojnë nga ndihma shtetërore për të përballuar krizën. Masat mbështetëse, sipas fjalëve të ekspertit, duhet t’u përgjigjen tre kritereve - të jenë të orentuar drejtë, në kohë dhe të përkohshme.
Përveç masave ekonomike, është e domosdoshme t’i kushtohet vëmendje dhe masave parandaluese, të cilët do të lejojnë gjatë një shtimi të mbrehtë të numrit të të sëmurëve dhe futjes së masave më të rrepta anti-epidemike, të mos lejohet një ngrirje e re e ekonomisë. Atanas Pekanov mendon se, Bullgaria duhet të ndjekë shembullin e Austrisë, ku qeveria, pavarësisht dhe pa një ligj zyrtar, u ka bërë thirrje qytetarëve puna e të cilëve u lejon atyre, të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.
Duhej tek ne, gjatë muajve të verës, të cilat kaluan relativisht më qetë, të merreshin masa, të cilat të përgatisin një pjesë të madhe nga sektorët për këtë të përjetojmë një vit të ardhshëm relativisht normal. Në qoftë se ndërlikimi i situatës epidemike imponon një mbyllje të re të institucioneve arsimore e të institucioneve të tjera, ne nuk duam që kjo të ketë pasoja afatgjata mbi njerëzit e rinj. Është e domosdoshme të ngulmojmë mbi zhvillimin e mjeshtërive tona digjitale, gjë e cila do të lejojë në një moment të caktuar dhe sektorë të tjerë jashtë IT industrisë të fillojnë të punojnë në distancë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..