Të provokojë vëmendjen e njerëzve të rinj dhe të publikut bullgar drejt parandalimit të agresionit - ky është qëllimi i projektit të Fondacionit “Preke Ylberin” dhe të Ministrisë së Rinisë dhe të Sportit, nisur në fillim të vitit shkollor.
Nën emërtimin “Njerëzit e rinj - e Ardhmja e Bullgarisë - në veprim”, projekti është i orientuar drejt 1000 të rinjve nga i gjithë vendi në moshë që nga 15 deri më 29 vjeç. Tema kryesore është e lidhur jo vetëm me agresionin, por dhe me pasojat prej tij, si dhe me inkurajimin drejt një sjelljeje të përgjegjshme sociale dhe një mënyrë shëndetësore të jetesës. Në kuadrin e iniciativës do të zhvillohet një varg me fushata informative, shfaqje sportive, një tryezë e rrumbullakët kulturore-artistike, trajnime të jashtme si dhe veprimtari të tjera.
Iniciatorët duan që të arrijnë deri tek më shumë njerëz të rinj nëpërmjet ndihmës së muzikës dhe të sportit. Kurse pjesa më atraktive nga projekti është kënga “Të bashkuar”. Krijimi muzikor interpretohet nga këngëtarja Valentina Aleksandrova. Në videon e këngës marrin pjesë fëmijë, të rinj si dhe sportistë të njohur bullgar, të cilët qëndrojnë pas kauzës.
Kënga ”Të bashkuar” del në gjuhën bullgare dhe angleze. Varianti i saj bullgar do të shpërndahet nga kanalet tona prijëse televizive si dhe nga radiostacionet, kurse versioni anglez - përmes mediave sociale si You Tube, Facebook dhe kanale të tjera në të gjithë Evropën:
Mund të shikoni videon:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Stacioni Qendror Hekurudhor në Plovdiv mirëpret grupet e njohura X-R@Y dhe Uikeda për një koncert falas më 14 shtator. Përveç tyre, publiku do të ketë mundësinë të shohë edhe dy ansamble folklorike - "Ravnec" dhe "Klementina". Ky është eventi i..
Në harmoni me motin jashtë, në fund të verës Severin Georgiev prezanton këngën e tij më të re "Do të bjerë shi". Kjo është kënga e dytë e Severinit, të cilin e njohim si pjesëmarrës në sezonin e fundit të “Zëri i Bullgarisë”. Kënga “Do të bjerë..
Nga grupi “Mary Boys Band” thonë se këtë vit vera do të zgjasë deri më 25 tetor - sepse koncerti i tyre tradicional, në të cilin këndojnë refrenin ikonik "Vera po shkon, vjeshta po vjen ", do të mbahet më 25 tetor në Sofje dhe do të shënojë fillimin e..