Dhjetëra zanatçinj, artistë cirku, muzikantë dhe prodhues të ushqimeve ekologjikisht të pastra marrin pjesë në edicionin e dhjetë të festës “Një natë në Çarshinë e Samovodenes” dhe në Festivalin e Zanateve në Veliko Tërnovo. Aktivitetet hapen sot dhe janë pjesë e programit për festimet e përvjetorit të 112 të shpalljes së Pavarësisë. “Na presin gjashtë ditë dhe mbrëmje të mrekullueshme me koncerte, demonstrata cirku, punë në punishtet e mjeshtërve. Do të organizohet dhe një treg i mallrave të zanatçinjve dhe i ushqimeve”, tha për BNR Nelina Cërova nga Bashkia e Veliko Tërnovos.
Posaçërisht për festën Çarshia e Samovodenes është dekoruar me 320 balona me ngjyra më të ndryshme.Vëlingradi fton përsëri këtë vit të gjithë adhuruesit e folklorit bullgar të vallzojnë në valle pranë burimeve të famshme minerale të qytetit. Më 12 dhe 13 korrik, sheshi qendror i Vëlingradit do të mbushet me tingujt e daulles dhe gajdes gjatë ngjarjes..
Një punëtori e veçantë artizanale për enë qeramike me stil mbretëror, të përdorura nga familjet e pasanikëve gjatë periudhës së Perandorisë së Dytë Bullgare (shek. XII – XIV), ndodhet në qytetin tonë historik Veliko Tërnovo . Atelieja është afër..
Ansambli përfaqësues i vallëzimit “Orfeu”, pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin bullgar Kërxhali, do të përfaqësojë qytetin e Rodopeve dhe Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit “I Porsalindur” që zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës,..