“Ditët e Zanateve” do të zhvillohen në Vidin në kështjellën e vjetër "Baba Vida" /“Gjysha Vida”/ me bashkëpunimin e Bashkisë dhe të Muzeut Historik Regjional. Më 19 dhe 20 shtator zanatçinjtë do të prezantojnë prodhimin e vet në oborrin e brendshëm të kështjellës. Për adhuruesit e punimeve me dorë do të ketë dhurata prej materialesh natyrore, reçele prej frutash pyjore të përgatitura sipas recetave të vjetra shtëpiake.
Një vëmendje e posaçme do t’i kushtohet punimit të thikave, si dhe pikturimit mbi qelq, punimit të qirinjve dhe të sendeve prej druri.
Ansambli për këngë dhe valle popullore “Danubi” do të prezantojë valle nga krahina e Danubit, ndërsa nestinarët do të vallëzojnë para pallatit “Gjysha Vida”.
“Ditët e Zanateve” zhvillohen në kuadrin e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë.Të gjithë e dinë shprehjen ironike "dimri na habiti përsëri", të cilën, herë me buzëqeshje, herë me acarim, bullgarët e përsërisin pas reshjeve të para të dëborës dhe trazirave që pasojnë. Tani ndoshta ka ardhur koha për një parafrazim -..
Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..
Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë. Ajo..
"Mësoni pa paragjykime dhe shërbejini një kauze të denjë" - kjo është motoja e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit Beijing Foreign..
Prej 4 vitesh, Neli Ickova është mësuese e historisë dhe gjeografisë në Shkollën Bullgare të së Dielës "Pejo Javorov" në Bruksel. Ajo rrëfen se ka..