Parlamenti Evropian (PE) ushtron sistematikisht presion mbi Bullgarinë, si një shtet kombëtar, dhe mbi krishterimin, si një sistem vlerash, shkroi në Facebook Zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov.
Ai e akuzoi PE-në se përpiqet të imponojë teza për “pakicë maqedonase” në Bullgari, transmetoi BNR.
Lideri i VMRO-s dhe Ministër i Mbrojtjes pyet se çfarë po ndodh në Bashkimin Evropian? Pas dëgjimit të mbyllur në PE të disa organizatave joqeveritare me famë të keqe te ne, ndër të cilat përsëri është Komiteti Bullgar i Helsinkut, mbi Bullgari ushtrohet presion, shkruan Karakaçanov.
Efekti i kërkuar është legalizimi i minoriteteve të ndryshme etnike, pohon Karakaçanov.Në Shkup po dëgjoj gjithnjë e më shumë shqetësime se marrëdhëniet me Bullgarinë po përdoren si një justifikim i përshtatshëm për mungesën e vullnetit ose aftësisë për të ndërmarrë reformat e nevojshme. Nuk dua ta besoj këtë, deklaroi ambasadori bullgar..
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare nuk ka të drejtë të shprehet e vetme për një referendum kombëtar. Kjo u bë e qartë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me refuzimin e ish-Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova për të paraqitur për..
Italia heton pretendimet për "gjueti njerëzish" në Sarajevë në vitet 1990 Prokuroria në Milano ka nisur një hetim mbi të dhëna tronditëse për ‘safari snajperësh’ të organizuara në Bosnjë gjatë luftës në fillim të viteve ’90. Thuhet..