Ditën e 74 të protestës antiqeveritare përveç shfaqjeve të zakonshme civile në qendër të Sofjes, në të ashtuquajturin “trekëndësh i pushtetit”, atje ku janë godinat e Parlamentit, Presidencës dhe qeverisë, do të ketë dhe një aktivitet partiak. Lëvizja “Së bashku” e prof. Aleksandër Tomov, ish-kryeministër, organizon një konferencë kombëtare me moton “Ka alternativë”. Pas fundit të forumit në orën 15.00 është planifikuar një procesion proteste dhe bllokim i udhëkryqit kryesor. Do të kërkohen dorëheqja e qeverisë, e kryeprokurorit dhe shpërndarja e Parlamentit, transmetoi BNR.
Dita e djeshme e 73 e protestës në Sofje kaloi pa incidente. Pjesëmarrës në mitingun dhe në procesionin e protestës thanë para BNR-së se korrupsioni në Bullgari është i padurueshëm dhe se pushteti përpiqet t’i mbytë protestat, prandaj protestuesit duan që t’i dëgjojë Evropa.
Projekti civil “Demokracia dhe Legjitimiteti” vendosi një çadër para Presidencës dhe filloi të grumbullojë sinjale për korrupsion për t’i dërguar në institucionet evropiane.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..