Ditën e 74 të protestës antiqeveritare përveç shfaqjeve të zakonshme civile në qendër të Sofjes, në të ashtuquajturin “trekëndësh i pushtetit”, atje ku janë godinat e Parlamentit, Presidencës dhe qeverisë, do të ketë dhe një aktivitet partiak. Lëvizja “Së bashku” e prof. Aleksandër Tomov, ish-kryeministër, organizon një konferencë kombëtare me moton “Ka alternativë”. Pas fundit të forumit në orën 15.00 është planifikuar një procesion proteste dhe bllokim i udhëkryqit kryesor. Do të kërkohen dorëheqja e qeverisë, e kryeprokurorit dhe shpërndarja e Parlamentit, transmetoi BNR.
Dita e djeshme e 73 e protestës në Sofje kaloi pa incidente. Pjesëmarrës në mitingun dhe në procesionin e protestës thanë para BNR-së se korrupsioni në Bullgari është i padurueshëm dhe se pushteti përpiqet t’i mbytë protestat, prandaj protestuesit duan që t’i dëgjojë Evropa.
Projekti civil “Demokracia dhe Legjitimiteti” vendosi një çadër para Presidencës dhe filloi të grumbullojë sinjale për korrupsion për t’i dërguar në institucionet evropiane.Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..