Lidhur me informacionin se afro një muaj një prift i Patrikanës Ekumenike kujdeset për bashkësinë bullgare në Stamboll, teologu profesor Ivan Zhelev tha, se: “Kanunet nuk janë të shkelura. Gjerat na kanë ikur nga duart”. Nuk u bënë hapat e domosdoshëm me kohë dhe fajin për këtë e mbajnë Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Ministria e Punëve të Jashtme. “Këto janë pozicione të cilat i mbajmë më se gjysmë shekulli dhe tani i dorëzuam. Rikthimi i situatës së mëparshme do të jetë mjaftë e vështirë”, theksoi profesori Zhelev.
Sinodi i Shenjtë akoma nuk ka dalë me qëndrim zyrtar. Edhe autoritetet shtetërore tek ne përmbahen nga komente.
Doktori bullgar Ivan Seliminski (1799 – 1866) dhe shqiptari Naum Veqilharxhi (1797 – 1846) kanë një fat të përbashkët historik – të dy janë rilindës të shquar dhe luftëtarë për kulturën dhe lirinë kombëtare. Zgjedha e rëndë e robërisë i detyroi ata të..
Lart në kanionin e lumit Rusenski Llom fshihet një nga qendrat shpirtërore më mbresëlënëse të Bullgarisë. Bëhet fjalë për një kompleks me dhjetëra qeli shkëmbore, kapela dhe kisha të gdhendura në të dy anët e lumit , të cilat u krijuan që në..
Disa ditë më parë, arkeologët zbuluan një pjesë të infrastrukturës komplekse nëntokësore që i shërbente banjave romake të Raciaria-s - një nga qytetet më të rëndësishme antike në Veriperëndimin bullgar, i cili u ngrit në shekullin e parë në zonën e..