“Bullgaria më shpejtë dhe në mënyrë më adekuate i reagoi kërcënimit shëndetësor dhe ekonomik të pandemisë Covid-19”, shkroi në faqen e tij Facebook kryeministri Bojko Borisov. Ai thekson se masat që u ndërmorën ishin me kohë dhe tashmë ndihmojnë shumë njerëz. “Vetëm në skemën 60:40 më se 300 mijë vende të punës ishin të ruajtur”, shkruan kryeministri. “Në se masat e qeverisë nuk ishin të sakta, papunësi do të ishte 14 për qind, jo 7.5 për qind siç është tani”, thekson Borisovi. Sipas tij çdo ditë që nga 13 maji e këtej numri i të papunëve ulet me nga 400-500 veta. Mirëpo, kryeministri thekson, se po vijnë periudhat më të vështira për sistemin shëndetësor dhe për ekonominë. Sipas të dhënave ekzistuese vendi është në rrugë të drejtë.
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që përfshiu 35 qytete evropiane, në kuadër të projektit ndërkombëtar “Numërimi Evropian i të Pastrehëve”,..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë në 9 për qind të studentëve aktivë. Këtë e tregon Renditja vjetore e universiteteve në vend...
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi..