Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sfidat përpara SPA turizmit në Bullgari dhe zgjidhjet e mundshme

Foto: BGNES

Pandemia nga Covid-19 çoi deri në një ulje të madhe të turistëve të huaj, të cilët e kanë zgjedhur Bullgarinë për pushim të vet. Kufizimet e  imponuara për udhëtim nuk u lejuan bullgarëve të shumtë të realizojnë pushimin e tyre të planifikuar jashtë shtetit.

Pavarësisht dhe me një dozë të madhe pasigurie, pas mbylljes së detyruar dymuajshe nga marsi deri në maj, hotelet filluan të pranojnë miq, por një pjesë e madhe nga pronarët e tyre nuk besojnë se do të përfundojnë vitin me fitim. Kjo vlen si për vendpushimet verore, kështu dhe për SPA destinacionet tona. Zënia e bazave aty formohet kryesisht nga pushimet e fundjavës, kjo në gërshetim me mungesën e rezervimeve për muajt e caktuar tradicionalisht për konferenca-tetor dhe nëntor, i detyrojnë pronarët e SPA hoteleve  po kështu të shqetësohen për bilancet e tyre.

Dhe megjithatë muajt korrik dhe gusht u llogaritën si të fortë për SPA destinacionet bullgare, kryesisht në sajë të turistëve bullgarë. Sa i përket zhvillimit të sektorit si tërësi, kryetarja e Bashkimit Bullgar të Turizmit Balneologjik dhe të SPA turizmit Sijka Kacarova është kategorike se, potenciali për këtë është në dukje kudo në vend. Kushti është që autoritetet vendase ta venë mes prioriteteve të veta. SPA destinacionet janë të ndara në disa grupe, vuri në dukje përpara Radio Bullgarisë Sijka Kacarova dhe shpjegoi:

Сийка Кацарова

“Kemi destinacione të njohura me karakter ndërkombëtar, kemi dhe të tilla të rëndësishme lokale si dhe destinacione me potencial. Vendet të cilat e “tërheqin përpara” turizmin tonë shëndetësor janë vendpushimet tona të njohura mirë Allbena, Shën Konstantin dhe Elena, Zllatni Pjasëci, Pomorie, Pavell Banja, Hisarja, Kjustendill, Velingrad dhe Bellçin, i cili paraqitet si një destinacion i ri. Vendet për shërim klimaterik si Pamporovo dhe Borovec, po kështu janë të rëndësishme. Por tek to duhet të përpunohet stina e verës, e cila ka potencial të bëhet madje më e fort se ajo dimërore.”

Që të mund të stimulohet dhe të zhvillohet SPA turizmi  është i domosdoshëm një angazhim më serioz  dhe nga ana e shtetit, i cili të krijojë një politikë për profilaksinë e popullsisë. Një nga shembujt shumë të mirë për këtë është Çekia. Aty shteti i siguron çdo një qytetari çek nga 150 euro, të cilët ai i shton ndaj shpenzimeve, të cilat do t’i bëjë gjatë kohës së qëndrimit të tij gjashtë ditor në ndonjë SPA pushim vendas. Një ndihmë e ngjashme financiare është e mundur dhe tek ne, sipas Sijka Kacarovës:

“Kemi dërguar letra mbi temën deri tek ministrat e financave dhe të turizmit, kemi folur me sindikatat dhe me organizatat punëdhënëse. Është i domosdoshëm një ndryshim i vogël normativ i cili do të lejojë pranë kuponëve të ushqimit punonjësit të mund të marrin dhe kuponë për një parandalim shëndetësor. Në këtë mënyrë punëdhënësit do të stimulohen. Kur them punëdhënës, nuk flas vetëm për shtetin, por dhe për kompanitë private. Me një program të ngjashëm SPA, në qoftë se propozojnë programe të mira, destinacionet mund të punojnë me kapacitet të plotë jo vetëm gjatë muajve korrik dhe gusht. Në këtë mënyrë do të stimulohet turizmi i brendshëm dhe do të ruhen vendet e punës, gjë e cila është me rëndësi.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turizmi i verës do ta vendosë Bullgarinë si një destinacion gjatë gjithë vitit

Zhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav..

botuar më 25-09-02 9.59.PD

Çmimet në bregdetin bullgar të Detit të Zi po bien ndjeshëm

Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..

botuar më 25-09-01 2.05.MD
Poshtë kreshtës malore Gradishte kalon lumi Bistrica

"Gradishte" – një park përrallor mes mistereve prej guri në Rodopet Perëndimore

Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..

botuar më 25-08-31 9.30.PD