Filloi ndërtimi i kompleksit kulturor-historik “Çengene Skele” pranë qytezës së peshkatarëve me të njëjtin emër në afërsi të lagjes së qytetit Burgas Krajmorie. Parashikohet ndarja e një hapësire me një qasje të gjerë publike, qëllimi i së cilës është popullarizimi i zanatit të peshkimit dhe traditave të lidhura me të - informojnë nga Bashkia e qytetit Burgas.
“Çengene Skele” ekziston që nga viti 1784, kurse bashkia do që të zhvillojë dhe të popullarizojë unikalitetin e formimit të vendbanimit, që ta kthejë në një destinacion turistik gjatë gjithë vitit. Del se, tek ne më shumë peshkatarë janë të regjistruar pikërisht në Çengene Skele”. Me dëshirë të tyre punonjësit e bashkisë kanë përgatitur të gjitha projekt-propozimet për kompleksin e ardhshëm dhe çdo një hap tjetër shqyrtohet me bashkësinë vendëse të peshkatarëve. Planifikohet ndërtimi i një salle shumë funksionuese, një kafe-klubi të marinarit, shtëpi-punishteve për fëmijët, një hapësire në formë parku me një zonë për piknik me amfiteatër për koncerte të vogla në të hapur. Në kompleksin etnografik do të zhvillohen stërvitje, ekspozita dhe demonstrime të praktikave të peshkimit. Salla shumë funksionuese si dhe amfiteatri do të kthehen në një pikë tjetër të zjarrtë të jetës kulturore në qytetin Burgas në mbrëmje, kurse mjedisi i parqeve, vija detare dhe atraksionet për vizitorët e vegjël do të tërheqin vizitues të shumtë gjatë ditës. Po ndërtohet dhe një skelë për një anije të ardhshme, e cila do të transportojë turistë.
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..