Brohoritje “Dorëheqje” u dëgjuan mbrëmë para godinës së Bashkisë së Kryeqytetit ndërsa protestuesit hodhën vezë kundër fasadës së godinës. Ditën e 79 të protestave te kërkesat për dorëheqje të qeverisë dhe kryeprokurorit u shtua edhe emri i kryetares së bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova. Në rajonin e Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) policë dhe protestues u përplasën pasi simpatizantë të lëvizjes BOEC u orvatën të hyjnë në godinën e tij ku ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov jepte intervistë. Nuk ka të dëmtuar dhe të plagosur.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..