Një miting koncert nën moton “E ardhme për Bullgarinë – e ardhme për të rinjtë” u organizua në udhëkryqin e Urës së Shqiponjave të cilën çdo mbrëmje protestuesit okupojnë. “Qëllimi është të tregojmë përmasat dhe gatishmërinë e njerëzve të mbrojnë vlerat demokratike dhe të ardhmen evropiane të Bullgarisë” tha Anastas Gogov njeri prej organizatorëve të veprimtarisë. Për shkak të mitingut koncert trafiku i transportit urban është i ndryshuar.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..