Që nga prilli deri në korrik në Bullgari është rritur besimi ndaj BE-së 4.0 deri në 4.5 sipas shkallës prej 10 pikësh. Mirëpo qytetarët bullgarë i kanë dhënë qeverisë një vlerësim shumë të keq për periudhën e krizës – nga 3.3 gjatë prillit deri në 2.9 gjatë korrikut. Vetëm në Poloni besimi tek qeveria është më i ulët sesa ai në Bullgari – 2.6-2.4, por për llogari të kësaj besimi i saj tek BE-ja është më i madh – 5.1-6.2.
Studimi është i agjencisë së BE-së Eurofound, e cila përqendrohet mbi politikat sociale, politikat e punësimit dhe puna. Sipas shkallës nga 1 deri në 10 niveli mesatar i besimit tek qeveritë kombëtare është ulur nga 4.8 në 4.6, transmetoi BGNES.Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..