Borxhi i Jashtëm Bruto i Bullgarisë në fund të korrikut të vitit 2020 është 35 miliardë e 611 milionë euro. Kjo është 62.7% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit, njoftoi Banka Popullore Bullgare.
Në krahasim me vitin e kaluar borxhi rritet me 581,1 mln euro. Borxhet afatgjata janë 27 miliardë e 744 milionë euro, ose 78% e tërë borxhit të jashtëm bruto.
Borxhi bruto i sektorit të administrimit shtetëror është 5 miliardë e 681 milionë euro, ose 10% prej PBB-së së vendit. Në krahasim me korrikun e vitit 2019 ai rritet me 4.7%, ose me 254 milionë euro, saktësoi Banka Popullore Bullgare.Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..