“Tradita” nuk është një koncert i rëndomtë, por një spektakël, në të cilin tregohet historia e traditës bullgare të të kënduarit - që nga lashtësia deri në ditët tona” - tregon Nina Nikolina, këngëtare, producente muzikore dhe dirigjente e “Zërave Magjikë të Bullgarisë”.
Ajo është e njohur me interesin e vet ndaj folklorit bullgar. Nina Nikolina krijon një formacion vokal gjatë vitit 2017. Pas koncerteve të suksesshme në Strasburg, Berlin e të tjera, “Zërat Magjik...” kanë përgatitur spektaklin e ri, në të cilin tingëllojnë interpretime pa shoqërim të muzikës “Ka dalë Deljoja hajdut”, “Është ulur Xhore”, “O moj Petrunko”, “Dilmano”, “Është shtrirë pak Todora”, “Ha darkë Rado” dhe këngë të tjera origjinale popullore bullgare.
Premiera është më 29 shtator në Teatrin Veror të Qendrës Kulturore “Flora”, Burgas. Projekti është i përkrahur nga Ministria e Kulturës.
“Për mua është një sfidë e madhe të gjej dhe të interpretoj këngë të vjetra bullgare, të kërkoj mënyra, bashkë me këngëtaret e shkëlqyera si Tanja Përvanova, Biserka Pillarska, Atanaska Boneva, t’i bëjmë këto këngë të njohura dhe të dëgjuara prej brezave të rinj të bullgarëve”-thotë akoma këngëtarja. Projekti i ri parashikon dhe realizime të videove me një qëllim arsimor, të cilat do t'u ofrohen falas pedagogëve të muzikës në të gjitha shkallët e arsimit në shkollat bullgare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR