Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për vizitë në punishten e mjeshtrit rodopas gajdexhiu Ilija Uçikov

Ilija Uçikov
Foto: arkiv personal

Gajdja është një instrument tradicional jo vetëm në Ballkan, por në Evropë. Në Bullgari ekzekutohet në dy lloje gajde -xhuradhekaba. Kurse krahina e maleve Rodopi është e njohur nëpër të gjithë botën me kaba gajden e vet. Në fakt, ky është një instrument muzikor, të cilin ne bullgarët e njohim si kombëtar, sepse tingëllimi i tij të detyron dashur pa dashur të të rrëqethet mishi, kurse nganjëherë melodia e saj e gjatë zvarritëse e cila rrehet mbi kreshtat e maleve Rodopi, mund të të detyrojë të lotosh.

Gajdexhinj nga qyteti Çepellare

Në qytetin Çepellare jeton dhe punon mjeshtri i njohur gajdexhi Ilija Uçikov, i cili ka futur shpirtin e vet në dhjetëra kaba gajde tingëlluese.

Në punishten e tij të vogël mbretëron një kaos krijues, por në të shumë lehtë gjendet çdo gjë e domosdoshme, që të mund të bëhet gajdja! Kurse kjo pa tjetër që do kohë, pohon Ilija Uçikov në intervistën e tij të dhënë para Radios Kombëtare Bullgare-Kërxhali. Shpesh i bëjnë porosi me anë të telefonit, që të mund të punojë ndonjë gajde, por ai pohon se gajdja formohet ashtu si dhe rroba.

“Unë duhet ta shikoj njeriun, i cili do të ekzekutojë në të, që të mund të di sesa të madhe ta bëj. Nëse është për fëmijë ose për ndonjë njeri të moshuar. Pas kësaj duhet që t’i përshtatet”, thotë Uçikov.

Por, kohët e fundit bëhet gjithnjë e më e vështirë të mund të gjesh materialet e përshtatshme për punimin e instrumentit të lashtë. Çfarë lëkure përdor ai?

“Vetëm lëkurë dhie, lëkura tjetër griset, ajo është e dobët, mban vetëm një, dy javë, mund të kaloj dhe një muaj por pastaj griset si një gazetë e lagur. Derisa lëkura e dhisë është rezistuese dhe nuk e lëshon kështu ajrin përmes poreve. Por kjo është e mira, se shkoj dhe kam lidhje me barinjtë dhe rritësit e dhive. Prej tyre unë gjej materialin e duhur. Brirët janë gjëja e cila është me një deficit më të madh, por tani për tani kam dhe prej tyre. Sot vështirë mund të gjesh brirë kau, sepse ka nuk ka më. Asnjë nuk i rrit më.

Kurse disa mendojnë  se, derisa të më sjellin lëkurën dhe gajdja menjëherë është gati. Po, por jo! Ekzekuton pjesa prej druri e gajdes. “Gajdunicata/pjesa e brendshme/ është shpirti i gajdes”- pohon mjeshtri.

Gajdexhinjtë shpesh e vizitojnë punishten e tij, madje vetëm dhe për një profilaktikë të instrumentit. Mjeshtri nga Çepellare pohon segajdet e tij tingëllojnë nga të katër anët e botës.

“Unë e di se ku ka vajtur çdo një gajde. Njoh çdo një njeri i cili ekzekuton me gajden e punuar prej meje, sepse unë e regjistroj që në fillim fare. Nuk i kam llogaritur si numër, por me siguri ata janë mbi 200 veta. Unë kam gajde pothuajse në të gjithë botën - që nga Australia, Amerika Jugore, Amerika Veriore, nëpër të gjithë Evropën...Mund të them me krenari se gajde të mia nuk ka vetëm në të dyja polet. Për shembull gajdexhiu i njohur botërisht Ivan Varimezov, po kështu ekzekuton me gajde të punuar prej meje”.

Ilija Uçikovështë dhe mësues i gajdes prej 22 vjetëve. Ai mëson gajdexhinj të vegjël  në vatrën e kulturës vendase të qytetit “Rodopska Iskra-1880” Dhe shpreson shumë që një ditë ndonjë nga nxënësit e tij ta trashëgojë në zanat. 

Punishtja e tij e vogël në qytetin Çepellare shpesh vizitohet prej turistëve kureshtarë. Kështu që  në qoftë se shkoni në këtë qytet rodopës, krahas me muzeun e skive, hyni dhe në vetrën e kulturës, që të mund të shikoni skajin e renditur folklorik dhe të pyesni për punishten e gajdexhiut Ilija Uçikov.

Intervistë: Bozhidar Çollakov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Angjell Nikollov dhe Bozhidar Çollakov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD
Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD