Raporti i Komisionit Evropian është pozitiv dhe objektiv, dhe cakton rezultatet e mekanizmit për bashkëpunim dhe kontrollim, tha kryetarja e grupit parlamentar të GERB-it Daniela Daritkova. Theksohet se filluan një sërë hetimesh për korrupsion në etazhet e larta të pushtetit dhe se ka akuza të ngritura, shtoi Daritkova. Raporti përshkruan një shtet qeverisur në mënyrë të korruptuar, pa kontroll, në të cilin institucionet që duhet të respektojnë dhe të garantojnë ligjin nuk e bëjnë ose nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë, komentoi deputeti i Partisë Socialiste Bullgare Krum Zarkov.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..