Në ditët më të vështira të pandemisë e vumë si prioritet jetën, shëndetin dhe kujdesin social për të moshuarit, shkroi kryeministri Bojko Borisov në Facebook në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Njerëzve të Moshuar. Muajin e tretë me radhë të gjithë 2.1 milion pensionistët do të marrinë shtesë nga 25 euro. Kjo përkrahje do të vazhdojë deri në fund të mandatit tonë, shkroi kryeministri.
Nga Partia Socialiste Bullgare deklaruan në parlament se shuma nga 25 euro është lëmoshë. Deputeti Georgi Gjokov tha se Bullgaria është vendi me popullsinë më të moshuar, ndërsa pensioni mesatar është vetëm 196 euro.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..