Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari vdekshmëria nga Covid-19 po pakësohet

Ministri Angellov: Numri i rritur i mjekëve të infektuar mund të kthehet në një rrezik në rast të rritjes së epidemisë

Foto: BGNES

Bullgaria zë vendin e 25 për nga sëmundja nga koronavirusi dhe vendin e 8 për nga vdekshmëria në Bashkimin Evropian, njoftoi kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë Angell Kunçev në brifingun e Shtabit  Operativ Kombëtar. Sipas fjalëve të tij,çdo ditë tek ne ndiqen 23 tregues  mbi bazën e të cilëve merren vendime se çfarë masash të ndërmerren për kufizimin e sëmundjes.Mes tyre janë mosha e të infektuarve dhe sa shpejt arrijnë ata deri tek spitalet. “Mortaliteti bie dhe pak nga pak jemi të shtyrë nga vendi i dytë nga një grup i madh vendesh. Malta është me një mortalitet më të lartë”, saktësoi inspektori i shëndetësisë.

Angjell Kunçev deklaroi seaktualisht situata lidhur me shpërndarjen e Covid-19 nuk është e keqe, por pritet keqësimi i saj në etapa.  “Gjatë ardhjes së valës së dytë në Evropë dhe një rritjeje tek ne, nuk ka sesi të anulojmë situatën e jashtëzakonshme epidemike”, qe më se kategorik ai. Tani për tani sistemi ynë shëndetësor është në gjendje të përballojë numrin e të sëmurëve.

10,5% nga shtretërit për Covid pacientët dhe 4% nga të paracaktuarit për shërim në repartet intensive janë të plotësuar, tha ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov. Ai shtoi senumri i pamjaftueshëm i specialistëve mjekësorë dhe numri në rritje i të infektuarve mes tyre mund të kthehet në një rrezik në rast të shpërndarjes së epidemisë.

Nuk ka një numër më të madh të të sëmurëve në kopshtet dhe në shkollat në krahasim me situatën e përgjithshme në vend, u bë e qartë  akoma në brifing. Deri në këtë moment 12 fëmijë në moshën parashkollore janë me koronavirus, numri i nxënësve  është 117, 14 mësues në kopsht dhe 72 në shkollë po kështu kanë dhënë rezultate pozitive. Nën karantinë janë të vënë 4043 nxënës dhe 116 mësues.

Shpërndarja e infektimit mes ushtarakëve tani për tani është nën kontroll, tha shefi i shtabit gjenerali Vencisllav Mutafçijski. Përgjithësisht 96 ushtarakë kanë pasur një farë kontakti me sëmundjen.

Vencisllav Mutafçijski

Gjatë javës së fundit provat pozitive për koronavirus janë shtuar me 1550. 5374 janë rastet aktive. Të infektuarit përgjithësisht deri në këtë moment janë 20 833, 14 634 janë të shëruarit, kurse të vdekurit janë 825.

“Por nuk mundemi gjatë gjithë jetës të jetojmë me masa kufizuese dhe mbyllje, prandaj duhet të krijojmë vese dhe zakone- të mbajmë maska në hapësira të mbyllura, të respektojmë një higjienë dhe dezinfektim, të mbajmë e të respektojmë një distancë sociale dhe fizike prej 1,5 metrash”, këshilloi ministri i shëndetësisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD