Me 35 vota “pro”, 30 “kundër” dhe 1 “të abstenuar” Komisioni për Liritë Civile dhe Drejtësinë në Parlamentin Evropian miratoi projekt-rezolutën për Bullgarinë. Këmbëngulet që Komisioni Evropian ta vazhdojë monitorimin mbi reformën gjyqësore dhe luftimin e korrupsionit në Bullgari. Nënvizohet nevoja që qeveria të garantojë një kontroll më të rreptë mbi harxhimin e mjeteve evropiane dhe t’u përgjigjet menjëherë shqetësimeve se mjetet e tatimpaguesve përdoren për rritjen e pasurisë së njerëzve që kanë të bëjnë me persona që janë në pushtet, transmetoi BNR.
Para BNR-së eurodeputetja nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve Elena Jonçeva tha se kjo nuk është rezolutë kundër Bullgarisë, por është në përkrahje të shtetasve bullgarë dhe të dëshirës së tyre për të jetuar në një shtet pa korrupsion dhe me një sistem të pavarur gjyqësor.
Pritet që rezoluta të shqyrtohet nga Parlamenti Evropian.
Gjatë mbrëmjes së 85-të të protestave antiqeveritare në Sofje një prej liderëve Arman Babikjan lexoi një pjesë prej rezolutës dhe nënvizoi se Brukseli i ka dëgjuar mirë qytetarët nga sheshi.Kirill Petkov njoftoi në një konferencë për shtyp se po merr përgjegjësinë politike dhe po jep dorëheqjen si bashkëkryetar i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) (pjesë e koalicionit "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" – PP-DB, e cila ka..
Shumica në parlament hodhi poshtë propozimin e partisë "Vëzrazhdane" për të dëgjuar Ministrin e Punëve të Jashtme Georg Georgiev me rastin e votimit të eurodeputetëve në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili miratoi..
Gara e parë ushtarake ndërkombëtare "Luftëtari më i Mirë" do të mbahet më 25 dhe 26 qershor 2025 në Universitetin UshtarakKombëtar "Vasill Levski" në Veliko Tërnovo. Turneu mbahet nën kujdesin e Shefit të Mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov, dhe..
Asen Vasilev deklaroi në një konferencë për shtyp se ai mbetet kryetari i vetëm i partisë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP). Pas një takimi të Këshillit..
Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe..
“Sot dorëzoj dorëheqjen time si deputet i Parlamentit bullgar. E bëj këtë me qetësi, i bindur se po veproj siç duhet”, shkroi në Facebook..