Me 35 vota “pro”, 30 “kundër” dhe 1 “të abstenuar” Komisioni për Liritë Civile dhe Drejtësinë në Parlamentin Evropian miratoi projekt-rezolutën për Bullgarinë. Këmbëngulet që Komisioni Evropian ta vazhdojë monitorimin mbi reformën gjyqësore dhe luftimin e korrupsionit në Bullgari. Nënvizohet nevoja që qeveria të garantojë një kontroll më të rreptë mbi harxhimin e mjeteve evropiane dhe t’u përgjigjet menjëherë shqetësimeve se mjetet e tatimpaguesve përdoren për rritjen e pasurisë së njerëzve që kanë të bëjnë me persona që janë në pushtet, transmetoi BNR.
Para BNR-së eurodeputetja nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve Elena Jonçeva tha se kjo nuk është rezolutë kundër Bullgarisë, por është në përkrahje të shtetasve bullgarë dhe të dëshirës së tyre për të jetuar në një shtet pa korrupsion dhe me një sistem të pavarur gjyqësor.
Pritet që rezoluta të shqyrtohet nga Parlamenti Evropian.
Gjatë mbrëmjes së 85-të të protestave antiqeveritare në Sofje një prej liderëve Arman Babikjan lexoi një pjesë prej rezolutës dhe nënvizoi se Brukseli i ka dëgjuar mirë qytetarët nga sheshi.Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..