Gjendja në ekonominë botërore në këtë moment është më e mirë, sesa treguan parashikimet e disa muajve më parë, por kriza e lidhur me koronavirusin, akoma nuk është e e vituar. Këtë e deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare drejtoresha e menaxhimit të Fondit Ndërkombëtar Monetar Kristalina Georgieva. Ajo i këshillon qeveritë të vazhdojnë t'i japin përkrahje biznesit, për ta nxjerrë botën nga kriza shëndetësore në një mënyrë vendimtare.
“I këshillojmë qeveritë t'i përkrahin qytetarët e vet dhe ata mund ta bëjnë, sepse në këtë moment normat e interesit janë të ulëta, me fjalë të tjera ka qasje në likuiditet, në sajë të veprimeve vendimtare të cilat u ndërmorën. Sepse nevoja për një përkrahje është e madhe. Ne i shikojmë njerëzit e rinj, të cilët mbetën pa punë, shikojmë pasojat mbi gratë dhe se aty, ku ka varfëri, ajo po thellohet”.
Sidoqoftë, masat nuk duhet t'u sigurohen të gjitha kompanive pavarësisht nga gjendja e tyre:
“Nuk mundet që biznese, të cilat në praktikë kanë falimentuar, ti mbajmë përgjithmonë në një frymëmarrje artificiale. Duhet të kërkohet drejtim për stimulimin e ekonomisë të së ardhmes - kjo do të thotë ekonomia e dijes, kjo do të thotë ekonomia e gjelbër. Për botën është me një rëndësi të madhe të ndërmarrë veprime, që të mund të ruhet nga kriza klimatike, e cila mundet të jetë katastrofale për ne” - nënvizoi drejtoresha e Fondit Ndërkombëtar Monetar.
Përpara një viti, e veshur në veshje popullore bullgare Kristalina Georgjeva hyri në Fondin Monetar Ndërkombëtar, që të zërë postin e drejtorit të 12 ekzekutiv të njërës prej institucioneve më të fuqishme financiare, përgjegjëse për stabilitetin e financave botërore. Zgjedhja e saj theu stereotipa të shumta - për herë të parë që nga krijimi i tij në krye të fondit qëndroi një grua, dhe kjo nga një shtet, të cilit Fondi vite të tëra me radhë i kishte ndihmuar. Dhe e gjithë kjo ndodhi në një nga momentet më të ndërlikuara për ekonominë botërore.
Sot Kristalina Georgjeva është mes 100 personaliteteve me një ndikim më të madh për vitin 2020 të revistës “Tajm” dhe punon me ambicien që Fondi Ndërkombëtar Monetar të bëhet organizata, e cila t'i ndihmojë vendet e veta anëtare të përshtaten me ndryshimet e shpejta dhe goditjet e shumta.
“Kjo do të thotë që, duke menaxhuar të mund të presim të papriturën. Të mësohemi shpejt dhe të jemi fleksibël në veprimet tona, kështu që të arrijmë një progres ekonomik, të orientuar drejt një ekonomie më dinamike, të gjelbër dhe të drejtë. Puna ime në fond që nga mëngjesi deri në mbrëmje i është përkushtuar kësaj”, thotë Kristalina Georgjeva dhe përgjithëson “vitin e kaluar të pazakonshëm” kështu:
“Fillova në kohën kur na shqetësonte rritja e ulët ekonomike dhe vetëm disa muaj më vonë ajo u kthye në mënyrë të ashpër në negativ. Bota ra në krizën më të rëndë pas Depresionit të Madh. Dhe mund të them se gjatë këtij viti kisha më shumë net pa gjumë sesa kurdoherë në jetën time.”
Tre gjërat kryesore të cilat Kristalina Georgieva do t'i mbaj mend nga kjo periudhë:
“Fillimisht se në javët fillestare të përgjegjësive të mija të reja kisha fatin të mund të bind 189 vendet anëtare të Fondit Ndërkombëtar Monetar të garantojnë ndihmën financiare për industrinë tonë - të sigurojmë 1 trilion dollarë. Fakti se e bëmë, në takimin e parë vjetor, për të cilin përgjigjesha unë do të thotë se, sot ne kemi kapacitet të ndihmojmë këta, të cilët kanë nevojë prej një përkrahje financiare. Së dyti, asnjëherë në historinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk kemi bërë kaq shumë për një kohë kaq të shkurtër - siguruam përkrahje për 81 shtete, një pjesë e madhe nga të cilat nuk kanë një prani deri tek tregjet financiare dhe në qoftë se nuk është Fondi Monetar Ndërkombëtar, kjo do të thotë një tragjedi për milionë njerëz. Do ta mbaj mend vitin dhe me një nga mesazhet më të pazakonta nga Fondi Monetar Ndërkombëtar drejtuar vendeve-anëtare: Harxhoni, shpenzoni por ruani faturat, që të jenë përgjegjëse ndaj qytetarëve tuaj”.
Intervistë e Nina Canevës, Radioja Kombëtare Bullgare-programi “Hristo Botev”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..