Filloi Kryengritja e Madhe Popullore IV në qendër të Sofjes. Protestuesit ngulin këmbë për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev. Është ndaluar lëvizja në bulevardin “Car Osvoboditell” në të ashtuquajturin “trekëndësh i pushtetit”. Po vëzhgohet një përqendrim i madh policësh në rajon, transmetoi BNR.
Një protestë me automjete kundër qeverisjes së vendit po zhvillohet edhe në Ruse, ku është bllokuar lëvizja ne udhëkryqin në rajonin e pikëkalimit “Ura e Danubit”.
Bullgarët jashtë shtetit gjithashtu përkrahën protestat në Bullgari. Për ditën e sotme janë parashikuar aksione proteste në Hagë dhe Londër, nesër në Manhajm, Këln, Hamburg, Munih, Bruksel, Londër dhe Monreal. Bullgarët, të cilët banojnë jashtë shtetit, kanë bërë një video të përbashkët, ku në gjuhë të ndryshme i drejtojnë qeverisë dhe prokurorisë pyetje të Grupit të Monitorimit për Demokracinë, Sundimin e Ligjit dhe të Drejtat Kryesore (DRFMG) pranë Parlamentit Evropian. Projekti ka qëllim të tregojë intolerancën e bullgarëve ndaj shkrirjes së mafies me shtetin.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..