Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat antiqeveritare do të vazhdojnë deri në arritjen e qëllimit përfundimtar

| rinovuar më 20-10-04 5.22.MD
Foto: BGNES

Pas zhvillimit të “Kryengritjes së Madhe Popullore IV” ditën e shtunë organizatorët e protestave – e ashtuquajtura “Trio e Helmuar” janë të mendimit se është krijuar një shoqëri civile, e cila mund ta bëjë dallimin mes atyre që flasin, sepse do të marrin pagesë dhe të tjerëve.

Para televizionit BTV prof. Velisllav Minekov përmendi arritjet e protestave deri tani: “gjashtë ministra të dëbuar, një seri prej incidentesh në qeveri, dhe “hapja e syve” të Evropës. Ai prognozoi gjithashtu se së shpejti do të ketë rezultate nga protestat.

Megjithë lodhjen e grumbulluar tek njerëzit protestat po vazhdojnë edhe këtë mbërmje dhe kërkesat e protestuesve po mbeten të pandryshuara – dorëheqje e Kryeministrit Bojko Borisov dhe e Kryeprokurorit Ivan Geshev, zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kryengritja e djeshme Madhe Popullore IV, në të cilën u përfshinë qytetarë nga mbarë vendi, si dhe bashkatdhetarë tanët që kishin ardhur nga Kanadaja, kaloi pa incidente. Njerëzit përsëri deklaruan se insistojnë për një model të ri të qeverisjes me fytyra të reja.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ka gjasa që nyja gordiane në Parlament të pritet

GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..

botuar më 24-11-29 12.21.MD
Ilijana Jotova

Ilijana Jotova: “Varet nga partitë politike nëse parlamenti do të ketë jetë”

Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..

botuar më 24-11-29 11.24.PD
Ivajllo Mirçev

Ivajlo Mirçev: “Ne dukemi qesharakë në sytë e njerëzve”

Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..

botuar më 24-11-29 11.04.PD