Një vlerësim i lartë i bashkëpunimit dypalësh mes Bullgarisë dhe SHBA-së në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ishte dhënë në takimin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov me Marcus Tommy, drejtor i NATO-s dhe i çështjeve strategjike evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë.
Ky ishte takimi i parë i serive të takimeve të Karakaçanovit gjatë vizitës së tij të punës në SHBA, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.
Zëvendëskryeministri bullgar theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-në në kontekstin e riskut të madh të sigurisë në rajonin e Ballkanit, Detit të Zi dhe Lindjes së Mesme. U nënvizua se një rol kyç për thellimin e dialogut strategjik ka luajtur takimi mes Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministri Bojko Borisov para një viti.
Karakaçanov u takua edhe me përfaqësues të drejtorisë së Lockheed Martin, ku u shqyrtua zbatimi i marrëveshjes për furnizimin e F-16.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..