Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tri PCR teste për lojtaret bullgare të badmintonit para një turneu në Danimarkë

Gabriela/në të majtë/ dhe Stefani përshëndesin njëra-tjetrën pas një pike të fituar
Foto: BGNES

Tri PCR teste për Covid-19 do të duhet të bëjnë Linda Zeqiri dhe motrat Stefani dhe Gabriela Stoevi përpara pjesëmarrjes së tyre në turneun e fortë ndërkombëtar në badminton nga "World Tour Super 750" në Odenzë të Danimarkës me një fond dekorimi 750 000 dollarë. Gjatë mbërritjes për në turneun, i cili do të zhvillohet nga data 13 deri më 18 tetor ato do të duhet të tregojnë një PCR test negativ, të bërë 24 orë më parë. Në aeroport përsëri do t'i nënshtrohen një PCR testi. Kurse një test i tretë  do t'u bëhet gjatë mbërritjes në hotel. Gjatë një testi negativ sportistet do të duhet të mbeten 24 orë nën një karantinë në dhomat e hotelit, pas së cilës do të kenë të drejtë të fillojnë përgatitjen e vet në sallë. Informata është e Radios Kombëtare Bullgare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaret janë të dhjetat në Olimpiadën e Shahut

Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..

botuar më 24-09-24 9.02.PD

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive

Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..

botuar më 24-09-23 4.20.PD

Përfundon gara ekstreme treditore “Pirin Ultra”

Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..

botuar më 24-09-23 3.45.PD