Të eliminohet kriteri i të ardhurave për marrjen e përfitimeve të fëmijëve propozon ministrja sociale Denica Saçeva. Sipas saj, në qoftë se propozimi pranohet, ai do t'i kushtojë thesarit të shtetit 398 milionë leva /203 milionë euro/. Aktualisht shteti jep për fëmijët deri në mbushjen e moshës madhore 40 leva /20 euro/ vetëm gjatë të ardhurave deri më 410 leva /rreth 210 euro/për një anëtar të familjes.
Ministrja Saçeva tha se në buxhetin për vitin 2021, para më të shumta do të ndahen për politikën sociale. Parashikohen të ardhura më të shumta për personat me aftësi të kufizuara dhe programet kombëtare për punësim, njoftoi Televizioni Kombëtar Bullgar.
Pensionistët do të marrin shtesa ndaj pensioneve të veta nga 50 leva /rreth 25 euro/ deri në fund të muajit mars 2021, kur përfundon mandati i qeverisë.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..