Aleksandër Andreev u zgjodh kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor. Për të votuan deputetët e partisë GERB, të Patriotëve të Bashkuar, të partisë “Volja” dhe katër deputetë të pavarur. Partia Socialiste Bullgare votoi “kundër” ndërsa Lëvizja për të Drejta dhe Liri nuk u përfshi në votim.
Deri më sot Andreevi ishte zëdhënës i Komisionit. Ai e zë postin e Stefka Stoevës e cila dha dorëheqje. Para se të braktisë postin Stoeva e kundërshtoi transferimin e përgjegjësisë për votimin me makina mbi Komisionin Qendror Zgjedhor.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..