Njerëzit që kërkojnë ndihmë urgjente në qendrat e krizës janë detyruar të paguajnë për PCR test, që të mund të përfitojnë nga shërbimet sociale, shkruhet në instruksionin e Agjencisë së Ndihmës Sociale që nga muaji qershor. Për këtë absurd shkruan gazeta “Sega”, duke u mbështetur te sinjale të nëpunësve nga institucionet sociale.
Në këto qendra krize zakonisht kërkojnë ndihmë viktimat e trafikut të njerëzve dhe dhunës, të cilët kanë nevojë për ndihmë urgjente. Mirëpo, që të mund të marrin këtë përkrahje ata duhet ta paguajnë PCR-testin – rreth 120 leva (60 euro) – një shumë, të cilën shpeshherë nevojtarët nuk e disponojnë, dhe t’i presin rezultatet.
Nga Agjencia e Ndihmës Sociale kanë ripohuar para gazetës “Sega” se ka një kërkesë të tillë.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..