Për sjellje jo miqësore ambasadori bullgar në Moskë u thirr në Ministrinë e Jashtme Ruse, njofton Agjencia TASS. Ambasadorit bullgar Atanas Kristin iu dorëzua një notë për shpalljen “persona non grata” dy diplomatë bullgarë.
Masa u argumentua si ndërmarrja e masave përgjegjëse kundër Bullgarisë pasi para kohe Sofja ekspulsoi dy diplomatë rusë nga misioni tregtar me dyshim se realizojnë një veprimtari spiune.
Atëherë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse Marija Zaharova shprehu keqardhje për ekspulsimin e diplomatëve dhe i quajti akuzat ndaj tyre “të trilluara”.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..