Në Parlament u parashtrua një kërkesë për dorëheqjen e Kryetares së Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva. Kërkesa është përkrahur nga 96 deputetë nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) – partia e turqve bullgarë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari. Këtë e shpalli nga tribuna e Parlamentit Kryetarja e grupit parlamentar “BSP për Bullgarinë” Kornelija Ninova.
Ndër motivet për kërkesën e dorëheqjes janë se Karajançeva nuk e njeh Kushtetutën dhe shkel rregulloren e punës së Parlamentit, duke ia nënshtruar vullnetit të Kryeministrit Bojko Borisov, mosrespektimi i transparencës së punës së parlamentit etj., transmetoi BTA.
Kryetarja e grupit parlamentar të GERB-it Daniella Daritkova deklaroi se e përkrahin Cveta Karajançevën dhe akuzoi BSP-në se e shfrytëzon Parlamentin për qëllime politike, transmetuan reporterët e BNR-së.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..